E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i Konkurrencës shqyrton marrëveshjen mes AIR BP- TIA

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar kërkesa për përjashtimin e marrëveshjes Për sigurimin e depozitimit dhe tregtimit të karburantit për avionë dhe të shërbimit të furnizimit të avionëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës Nënë Tereza, të nënshkruar me datë 24.02.2009 midis AIR BP Albania SHA dhe TIA (Tirana International Airport). Sipas kësaj marrëveshje, TIA dhe AIR BP SHA, kanë rënë dakord që AIR BP SHA të projektojë dhe të ndërtojë një depozitë karburanti dhe një strukturë të re tjetër brenda Aeroportit me qëllim dërgimin e karburantit në aeroplan si dhe marrjen me qira të zonës në të cilën do të vendoset impianti i ri AIR BP sh.a është një shoqëri e krijuar sipas Ligjeve të Republikës së Shqipërisë. ABP Albania zotëron dhe menaxhon një depozitë karburanti pranë aeroportit sipas kushteve të një marrëveshje të veçantë koncesioni të lidhur midis Tirana Airport Partners Shpk dhe ABP, të datës 28 Prill 2006. TIA zotëron me anë të koncesionit dhe ushtron veprimtarinë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza Tiranë. Për ratifikimin e marrëveshjes së Koncesionit lidhur midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Tirana Airport Partners Shpk për ndërtim, vënien në punë, operimin, mirëmbajtjen e aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza Tiranë dhe për dhënien e stimujve Shoqërisë Koncesionare. Nga vlerësimi i dokumentacionit të ardhur, Autoriteti Konkurrencës konstatoi që njoftimi i marrëveshjes për përjashtim është në përputhje me ligjin Për Mbrojtjen e Konkurrencës. Sipas Autoritetit të konkurrencës ky njoftim do ti nënshtrohet procedurës së përjashtimit të marrëveshjeve nga ndalimi. Në vazhdim të procedurave, do të bëhet vlerësimi ligjor dhe ekonomik i dokumentacionit të paraqitur për përjashtim i marrëveshjes në fjalë është shprehur autoriteti i konkurrencës Për një vlerësim real të efekteve potenciale që mund të ketë në treg përjashtimi i kësaj marrëveshje, Autoriteti i Konkurrencës ka ftuar palët e prekura dhe/ose të interesuara për të shprehur opinionet e tyre për marrëveshjen e njoftuar ka përfunduar autoriteti i konkurrencës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›