E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbejnë shikimet, u ngul thikën 3 burrave

08/01/2010  Të plagosurit kushërinj mes tyre
DURRES- Tre burra kanë mbetur të plagosur me thikë ngase janë goditur nga një 50-vjeçar. Mison N. 50 vjeç banues në lagjen numër 15 të Durrësit ka shkëmbyer vështrimin me disa burra që udhëtonin në një automjet. Kjo ka shërbyer si shkas që 50-vjeçari që qarkullonte në rrugë me motoçikletë tip “Piagio” t’u bllokojë krahun burrave në autoveturë dhe më pas t’i detyrojë të zbresin në tokë. Me anë të një thike që e mbante pa leje ai ka goditur njëri pas tjetrit shtetasit A.B 32 vjeç, H.B 27 vjeç dhe K.B 30 vjeç, të tre kushërinj mes tyre. Në grindje e sipër është dëmtuar edhe vet agresori nga Spitalla, por policia bën me dije se një nga tre burrat është në gjendje kritike. H. B ka marrë një plagë shquese në pjesën e barkut dhe thuhet se maja e thikës i ka prekur mushkërinë. Pas ngjarjes agresori është arrestuar, por nuk është bërë e mundur gjetja e thikës, e cila do të shërbente si provë e fortë për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të më shumë se dy personave. Grupi i hetimit ka mësuar se njëri nga udhëtarët në autoveturë ka bërë me shenjë kërcënuese në drejtim të burrit në motor dhe kjo ka mjaftuar për të ndezur gjakrat. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe mjekëve u është dashur kohë për të ndaluar hemorragjinë. Pikërisht për shkak të humbjes së gjakut dhe dëmtimit të organeve jetësore H. B është futur në sallën e operimit e më pas është dërguar në reanimacion.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›