E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec; Sherr mes të rinjve, vdes polici tatimor



Një sherr banal mes dy personave në Pogradec ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Pas një grindjeje mes dy të rinjve, njëri prej tyre ka goditur me grusht tjetrin dhe më pas e ka hedhur në një kanal me ujë, ku e ka lënë të vdesë. Autori i ngjarjes ka rënë në prangat e policisë. Personi i arrestuar është Florian Baci, banues në fshatin Memelisht të Pogradecit. Kjo, pasi duke pirë në mbrëmje në një lokal së bashku me Ilirjan Seitllarin, polic tatimesh, kanë dalë jashtë barit dhe janë grindur për motive të dobëta. Aty mësohet se Baci e ka goditur viktimën me grusht në syrin e majtë dhe e ka hedhur më pas në një kanal me ujë në anë të rrugës nacionale, aty ku ai ka gjetur edhe vdekjen. Viktima është gjetur vetëm dje, i pajetë, në orët e para të mëngjesit. Policia tha se u kryen veprimet procedurale për veprën penale të “vrasjes”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Pogradecit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›