E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimi: Religjoni na ndihmon në mbajtjen gjallë të kujtesës

Romë, 26 janar, NOA Religjoni apo siç thuhet
ndryshe, qëndrimi ynë ndaj fesë ngadalëson ecurinë drejt humbjes së kujtesës,
madje edhe çmendurisë. Ky përfundim ka rezultuar nga një studim i kryer prej dy
studiuesve në Universitetin e Padovës, të drejtuara nga prof. Enzo Manzato dhe
botuar në revistën "Current Alzheimer Research. Studimi u krye në 64 pacientë që vuajnë nga Alzheimer në stadet e ndryshme të
sëmundjes dhe gjatë monitorimit për 12 muaj, atyre iu mat progresioni i asaj që
quhet  çmenduri.

Pasi janë ndarë në dy grupe sa i përket
nivelit të besimit të tyre tek feja, për një vit pacientët janë testuar duke u matur
shëndetin e tyre mendor dhe funksionet e tyre në aktivitetet e përditshme.

Në përfundim, studimi tregoi se pacientët në
grup me nivel të ulët të besimit tek feja,  kishin një humbje të aftësive njohëse prej 10 %
më shumë se ato me një mesatare të nivelit të lartë të besimit tek feja.
n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›