E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Paneli i inspektimit nuk heton qeverinë

Lidhur me akuzat e opozitës për hetimet që janë bërë nga Banka Botërore ndaj qeverisë dhe punonjësve të saj, në deklaratën e Bankës Botërore bëhet e ditur se, asnjë nga zyrtarët e qeverisë, anëtarë të Njësisë së Koordinimit të Projektit, ose staf i Bankës nuk është nën hetim nga INT për korrupsion. Kryetari i Panelit të Inspektimit, Ëerner Kiene konfirmoi që mandati i Panelit të Inspektimit nuk përfshin hetimin e akuzave për korrupsion dhe nuk bën asnjë gjykim për këtë çështje. Paneli heton se si Banka zbaton politikat dhe procedurat e saj operacionale. Paneli nuk heton Huamarrësin dhe nuk e ka bërë këtë gjë edhe në rastin në fjalë. Bordi i Bankës shqyrtoi një raport pas hetimeve të ndërmarra nga një grup i pavarur inspektimi për projektin në Shqipëri. Hetimi rreth Projektit për Menaxhimin dhe Pastrimin e Integruar të Zonës Bregdetare ishte kërkuar nga familjet që u dëmtuan nga prishja e ndërtesave në Jalë në prill të vitit 2007. Raporti pranon se u bënë gabime serioze në përgatitjen dhe mbikëqyrjen e projektit, si dhe në komunikimin me Bordin e Bankës Botërore. Sipas drejtuesve më të lartë të BB, kjo e fundit po lëviz me shpejtësi për të përmirësuar procedurat dhe ndihmuar familjet në fshatin Jalë, shtëpitë e të cilave u prishën gjatë zbatimit të projektit. Kryetari i Panelit të Inspektimit, Ëerner Kiene pohoi se, Ndërsa moszbatueshmëria nga Banka e politikave të saj në rastin në fjalë është tmerrësisht shqetësuese, Paneli përshëndet lidershipin e Presidentit dhe Ekipit të Menaxherëve të Lartë, i cili  pranoi gabimet dhe filloi marrjen e masave korrigjuese mbasi Paneli paraqiti raportin e tij. Në një komunikatë për median, presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, tha se duke filluar që nga menaxhimi i projektit bazë e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankës me këtë projekt kanë qenë shokuese. Ai i ka kërkuar Këshilltarit të Përgjithshëm në detyrë të Bankës që të hetojë çështjen, i cili nga ana e tij ia ka referuar këtë çështje Departamentit të Integritetit Institucional në Bankë (DII). Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e ngritura nga Paneli i Inspektimit dhe po lëvizim shpejt për të forcuar mbikëqyrjen, për të përmirësuar procedurat dhe për të ndihmuar familjet, të cilave u janë prishur ndërtesat e tyre. Banka nuk mund ta lejojë këtë të ndodhë përsëri, u shpreh presidenti i BB, Zoellick. Në bazë të Planit të Veprimit, do të ndërmerren një sërë masash me mbështetjen e Bankës Botërore. Sipas Bankës, ato përfshijnë rishikimin ligjor rast pas rasti të prishjeve të banesave në zonën e projektit, caktimin e një vëzhguesi të pavarur për monitorimin e këtij procesi dhe pagimin e ndihmës juridike për rishikimin e secilit rast për të cilin janë bërë ankesat.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›