BE: Shqipëria ka reduktuar varfërinë me 30%
Agjencia e Bashkimit Evropian, ETF, ka publikuar një raport mbi ecurinë e Shqipërisë në vitet e fundit për sa i përket përmirësimit të jetesës. Sipas kësaj agjencie, e cila financohet dhe punon me të dhënat e Bashkimit Evropian, Shqipëria po merr çdo ditë e më shumë pamjen e vendeve të BE-së për sa i përket standardit të jetesës. Raporti flet se që nga viti 2002, në Shqipëri është ulur varfëria me 30 për qind, çka nënkupton se vendi po zhvillohet me shpejtësi duke bërë të mundur rritjen e standardit të jetës. Agjencia ETF publikon se 30 përqindëshi i popullsisë ka shpëtuar nga kthetrat e varfërisë në vitet e fundit, dhe ky është një rezultat që asnjë vend nga ish-Lindja komuniste nuk e shfaqur.
Raporti
Raporti i agjencisë ETF u publikua ditën e djeshme në faqen zyrtare të internetit www.etf.europa.eu. Sipas të dhënave të ETF-së, thuhet se Shqipëria, pavarësisht se është një nga vendet më të reja në Evropë, po punon fort për të ulur vdekshmërinë dhe nivelin e varfërisë dhe për të zgjidhur çështjet që lidhen me emigracionin, një faktor social-ekonomik dominues në dy dekadat e shkuara. Raporti cilëson më tej se vendi po përmirëson emigracionin, duke bërë të mundur që shumë emigrantë të kthehen në vend, si dhe shumë të rinj të kërkojnë të ardhmen në vendin e tyre. Shifra e reduktuar e varfërisë prej gati 30 për qind, sipas të dhënave, nënkupton edhe përmirësimin e një sërë treguesish ekonomikë, politikë dhe socialë. Raporti cilëson se fenomenet e migracionit dhe emigracionit ndikuan në uljen e popullsisë që jeton në fshat dhe shtimin e numrit të popullsisë urbane, veçanërisht në kryeqytet, në Tiranë. “Shqipëria po përpiqet të zbatojë një sistem të ri legjislacioni, që përmirëson kushtet e punës dhe siguron mundësi të barabarta për sa i përket barazisë gjinore”, - thuhet në këtë raport. Në këtë studim thuhet se prirja për uljen e numrit të lindjeve është shoqëruar me një rritje të shpejtë të numrit të popullsisë mbi 65 vjeç dhe ulje të numrit të popullsisë me moshë nën 15 vjeç. Ky fakt është interpretuar si rezultat i rritjes së nivelit të jetesës dhe përshtatjes së saj sipas normave kulturore të vendeve të BE-së. Rritja e moshës mesatare shpjegohet me rritjen e nivelit të jetesës së familjeve shqiptare.
Publikimi
Agjencia e Bashkimit Evropian, ETF, monitoron nga afër vendet aspirante për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian ku nxjerr rezultate në lidhje me edukimin dhe formimin profesional në këto vende. Në këtë, Agjencia e Bashkimit Evropian e konsideron Shqipërinë si një vend parësor për të qenë kandidat për të hyrë në BE. ETF-ja është angazhuar të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e politikave dhe ligjeve të reja për edukimin dhe formimin profesional dhe hapjen e vendeve të reja të punës. EFT-ja aktualisht me praninë e saj në Shqipëri po punon për përditësimin e legjislacionit për formimin profesional dhe krijimin e një agjencie kombëtare në këtë fushë që do të ndihmojë në zhvillimin e burimeve njerëzore. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe me partnerë të tjerë kombëtarë, projektet e ETF-së në Shqipëri synojnë shndërrimin e axhendës së BE-së për formimin profesional në një sistem kombëtar koherent në vitin 2010.
Berisha komenton raportin: Shqipëria po ndahet nga varfëria
Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ditën e djeshme raportin e Agjencisë së Bashkimit Evropian, ETF, e cila publikoi se në gjashtë vitet e fundit, Shqipëria ka reduktuar me 30 për qind varfërinë. Sipas Kryeministrit shqiptar, vendi tashmë ka marrë rrugën e zhvillimit të pandalshëm dhe kjo do të thotë se reformat po sjellin rezultate. Berisha tha se Shqipëria përsëri ka të varfër, por vendi tashmë ka një disiplinë tjetër, çka nënkupton një reduktim të varfërisë me ritme të shpejta duke i hapur rrugën zhvillimit ekonomik të vendit dhe rritjes së nivelit të jetesës. “Mbrëmë po dëgjoja një statistikë evropiane. Në Shqipëri, thoshte, që varfëria është pakësuar me 30%. Kjo nuk do të thotë se në Shqipëri s’ka të varfër, por do të thotë se Shqipëria po zhvillohet me ritme të shpejta dhe qytetarët e saj përfundimisht po ndahen nga varfëria. Kjo do të thotë se po funksionon disiplina buxhetore, disiplina fiskale. Kudo që shkoj, kam nder të madh, sepse shkoj si qytetar, vij si politikan, vij si shtetar i fjalës së dhënë dhe fjalës së mbajtur”, - tha Kryeministri Berisha. Më tej, kreu i qeverisë shtoi se reformat do të vazhdojnë në të gjithë sektorët, duke bërë të mundur zhvillimin e vendit në të gjitha hallkat e tij.
Strategjia e qeverisë për reduktimin e varfërisë
Qeveria ka hartuar një strategji në lidhje me uljen e varfërisë në vend. Në buxhetin afatmesëm janë parashikuar edhe nismat konkrete e financiare për të ulur më tej varfërinë në vend. Gjatë miratimit të buxhetit shtesë në Kuvend, ministri i Financave, Ridvan Bode, paraqiti edhe planin e shifrave që do të arrihen në vitin 2015, sipas programit. “Si do të jetë Shqipëria në vitin 2015, duke u angazhuar në mënyrë eficente për arritjen te këto objektiva? Eliminimi total i varfërisë ekstreme dhe zvogëlimi me mbi 60% i varfërisë relative; sigurimi i një treguesi papunësie në nivelin e vendeve të BE-së 9-10%; reduktimin e vdekshmërisë foshnjore në 10 vdekje/1000 lindje të gjalla, si dhe përgjysmimin e vdekshmërisë amtare, duke arritur standardet e vendeve të zhvilluara në këta tregues; rritjen në 13.5 të viteve të shkollimit duke siguruar arsimimin 100% në arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar dhe duke siguruar njëkohësisht që 90% e tyre do të përfundojnë dhe arsimin e mesëm etj. Për të gjitha këto, ne mund të themi se kuadri i përgjithshëm politik tashmë është vendosur e nuk ka më ekuivoke. Zgjidhjet praktike e masat parësore ekzistojnë. Burimet financiare e njerëzore po orientohen gjithnjë e më me prioritet në këto kanale. Gjithçka që na duhet, është veprimi intensiv e gjithëpërfshirës i politikës, qeverisë, institucioneve shtetërore, pushtetit lokal, shoqërisë civile, biznesit, botës akademike, grupeve të ndryshme sociale”, - tha Bode.
Ministria e Punës, varfëria në veri dhe në fshat
Niveli i varfërisë ekonomike, sipas Ministrisë së Punës, është më i lartë në veri e verilindje të vendit si dhe në zonat rurale. Kjo vjen për shkak të mundësive të kufizuara për vende pune dhe të ardhurave të ulëta kryesisht prej bujqësisë. Në këto zona 70 për qind e familjeve zotërojnë më pak tokë për frymë dhe përgjithësisht ajo është me cilësi të keqe. Faktorë të tjerë që e rëndojnë më tej gjendjen, janë mundësitë e kufizuara për të pasur shërbime publike të kushtëzuara nga infrastruktura e dobët. Zonat e thella malore i karakterizon një varfëri më e madhe sesa zonat pranë qyteteve. Infrastruktura e papërshtatshme e rrugëve dhe mundësia e pakët për të dalë në tregje, prekin varfërinë ekonomike, por një faktor tjetër është edhe rrënimi i burimeve natyrore ekzistuese, si uji, pyjet, kullotat, peshku etj. Migrimi drejt zonave me potencial më të madh ekonomik, si Tirana dhe Durrësi, ka sjellë rritjen e urbanizimit si dhe uljen e varfërisë për shkak të mundësive më të larta për t’u punësuar në këto zona. “Zona verilindore rezulton jo vetëm më e varfër, por edhe pa një vëmendje përkatëse në fushën e formimit profesional. Qendrat me të afërta që ofronin shërbime të kualifikimit profesional për të papunët ishin ato të Tiranës, Durrësit apo të Shkodrës, pra, praktikisht të paarritshme për banorët e këtyre zonave. Gjithsesi, nëpërmjet politikave që po ndërmerr qeveria në fushën e formalizimit të ekonomisë dhe të tregut të punës, ne mendojmë se shifrat zyrtare të papunësisë apo të punësimit i përgjigjen në një masë të madhe realitetit dhe ajo që shtrohet sot përpara nesh, është jo loja me shifrat, por ndërtimi i politikave efeciente, që do të bënin të mundur rritjen reale dhe permanente të punësimit. Dhe Ministria e Punës është duke bërë pikërisht këtë”, - ka deklaruar zëvendësministri i Punës, Kastriot Sulka.