E Shtunë, 31 Tetor 2026

BKD: Rrëzimi i Dosjeve, shërbim i Kushtetueses ndaj komunizmit

Tiranë, 2 shkurt, NOA Përmes një konference
për shtyp, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, paraqiti
reagimin në lidhje me rrëzimin e ligjit të Lustracionit nga
Gjykata Kushtetuese. Me vendimin e saj, për rrëzimin e këtij ligji, Kushtetuesja
i bëri dje shërbimin e fundit diktaturës komuniste. Gjashtë anëtarëve të kësaj gjykate
sivjet u mbaron mnadati 9-vjeçar, i cili është i parinovueshëm, por ata
zgjodhën që të largohen duke i shkatuar një dëm të fundit vendit dhe një njollë
më shumë shërbimit të tyre të turpshëm, citon deklarata zyrtare e BKD-së
lidhur me një fakt të tillë.

Më tej, Roshi shtoi se ligji i Lustracionit
është një nga ligjet më të nevojshme për Shqipërinë.

Ai duhet të ishte miratuar dhe të kishte hyrë
në fuqi shumë vite më parë, jo për të cënuar interesat e individëve të veçantë,
por për të ndihmuar progresin e shoqërisë dhe për të respektuar edhe rezolutën
e KE për dënimin e krimeve të komunizmit.

Megjithatë, PBKD mendon se mazhoranca duhet të
tregohet aktive në riaktivizimin e shpejtë të ligjit. Me vendimin e Gjykatës
Kushtetuese u pa qartë forca e lidhjeve të individëve që kanë pushtet me të
shkuarën, thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar më pas se PBKD i thirrje
presidentit që në përzgjedhjen e kandidatëve të ardhshëm për në Gjykatën
Kushtetuese të ketë parasysh me shumë vëmendje, të shkuarën e kandidatëve dhe
lidhjet e tyre me regjimin komunist.

Sepse ata do të jenë nesër gjykatësit që do
të përballen me ligje të tjera në dobi të shoqërisë shqiptare, të cilat,
gjykata e tanishme, vendosi ti rrëzojë për interesa të klaneve politike kriminale
në historinë e vendit, përfundon deklarata e BKD-së.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›