Miratohet blerja e helikopterëve nga Eurocopter, Imami: Eshtë detyrim i NATO-s

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare ka
miratuar sot me shumicë votash blerjen e disa helikopterëve për llogari të
qeversië shqiptare.
Projekti i bërë publik edhe nga kryeministri
Berisha para pak kohësh, u mbështet nga deputetët dhe specialistët e ministrisë
së Mbrojtjes me argumentin se ai përbën një detyrim të Aleancës së Atlantikut
ku Shqipëria aderon me të drejta të plota.
Blerja është bërë për forcat paqeruajtëse dhe
parashikohet si një detyrim i NATO-s. Por helikopterët, duhen edhe për
emergjenca civile, ka pohuar lidhur me një fakt të tillë ministri i Mbrojtjes
Arben Imami.
Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të
blerjes së helikopterëve nga pala shqiptare prej firmës Eurokopter, fakt ky që është
kundërshtuar nga opozita, duke e cilësuar si një blerje të shtrenjtë për
buxhetin e shtetit.
Kryeministri Berisha para pak kohësh, i pyetur
nga gazetarët ka bërë me dije se është e vërtetë që është bërë një tender për
blerjen e helikopterëve.
Tenderi është kryer në përputhje më të gjitha
rregullat dhe ligjet e Shqipërisë dhe këtë tender e ka fituar një konsorcium
franko-gjerman, ndër më të mëdhenjyë në Evropë dhe në botë që ndërton Air Bus, Eurocopter,
ka deklaruar Berisha në fjalën e tij.
Në garë për blerjen e këtyre helikopterëve
ishin dhe italianët e Agusta (grupi Finmeçanica) dhe amerikanët e Sikorsky,
filial i grupit United Technologies.
n.e/NOA