E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Rrugore vë 851 gjoba dhe heq 9 patenta në një ditë

Tiranë, 28 janar, NOA Ka vendosur 851 gjoba
dhe ka pezulluar 9 leje drejtimit të automjeteve. Ky është bilanci i një dite
nga puna e policëve rrugorë të kryeqytetit. Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e
Lajmeve NOA, duke bërë me dije se këto masa janë ndërmarrë në kuadrin e
aksionit për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe krijimin e lehtësirave për
lëvizjen e lirë të mjeteve. Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po
ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse,
kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve,
parkimet e gabuara etj.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se po vazhdojnë
kontrollet edhe ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitorë në
shlyerjen e detyrimeve të tyre duke i ftuar ata të paraqiten pranë çdo dege të
Postës Shqiptare për të kryer likujdimet.

Njëherësh, shërbimi i Policisë së Tiranës,
fton të gjithë drejtuesit e automjeteve, në ndërgjegjësimin e tyre për të
zbatuar me përpikmëri normat dhe rregullat e Kodit Rrugor.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›