Rriten shpenzimet e qeverisë
03/06/2009 Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë një realizim prej 97.6 miliardë lekësh nga të ardhurat
Deri në prill u harxhuan 107.4 miliardë lekë ose 36.9 për qind më shumë se në 2008-n
Qeveria ka shpenzuar më shumë para gjatë katër muajve të parë të vitit. Kjo në krahasim me sa kishte planifikuar të harxhonte, por edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, të ardhurat buxhetore ishin vetëm 97,6 miliardë lekë, por qeveria ka harxhuar edhe 9,84 miliardë lekë të tjera si shpenzime të përgjithshme buxhetore, duke e çuar këtë shifër në 107,4 miliardë lekë.
Të ardhurat
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të muajit prill 2009 të ardhurat buxhetore gjithsej arritën në 97.6 miliardë lekë ose rreth 3.9 për qind më pak se parashikimi dhe 11.2 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Të ardhurat tatimore po në fund të këtij muaji arritën në 88.7 miliardë lekë ose 4.8 për qind më pak se parashikimi. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ato janë rreth 7.4 për qind më të larta.
Shpenzimet
Shpenzimet e përgjithshme të buxhetit në fund të muajit prill 2009, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, arritën në 107.4 miliardë lekë ose 1.9 për qind më shumë se parashikimi. Kjo shifër krahasuar me periudhën janar - prill 2008 për shpenzimet rezultoi të ishte 36.9 për qind më e lartë. Shpenzimet korente rezultuan me 6.4 për qind më pak se parashikimi dhe 19.1 për qind më shumë se viti i kaluar. Sipas të njëjtin burim, shpenzimet kapitale rezultuan 18.3 për qind më shumë se parashikimi. Duke analizuar shpenzimet kapitale të realizuara gjatë tremujorit të parë të 2009-s, ekspertët e Bankës së Shqipërisë theksojnë se ato janë rreth 2.6 herë më të larta nga i njëjti tremujor i një viti më parë.
Banka e Shqipërisë
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, gjatë muajve janar-mars deficiti primar nuk ka treguar një prirje të qëndrueshme, duke shfaqur nota përkeqësimi gjatë muajit mars 2009. Në ndryshim nga tendenca e tre viteve të mëparshme gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, balanca buxhetore ka shënuar një vlerë negative prej 3.7 miliardë lekësh, kundrejt 4.7 miliardë lekëve të planifikuar. Deficiti buxhetor është mbuluar në masën 80 për qind nga financimi i brendshëm. Burimi kryesor i financimit kanë qenë të ardhurat nga privatizimi i ARMO-s. Në analizën e tyre, ekspertët e Bankës së Shqipërisë, vlerësojnë se deficiti buxhetor mund të rritet në vijim, duke shënuar shifra më të larta në krahasim me muajt e parë të vitit, apo me ata të vitit të kaluar.
Banka e Shqipërisë
Vihet re një rritje me rreth 46 për qind krahasuar me vitin e kaluar në zërin e shpenzimeve, sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Shpenzimet buxhetore gjatë tremujorit të parë të 2009-s janë realizuar me rreth 76 miliardë lekë, 24 për qind e të cilave u përkasin shpenzimeve kapitale. Ky raport përbën vlerën më të lartë të peshës së shpenzimeve kapitale ndaj totalit të shpenzimeve të realizuara gjatë tremujorit të parë të vitit.
Dhjetë vitet e fundit
Financimi i tyre është mundësuar në pjesën më të madhe nga burimet e brendshme, ose 90 për qind dhe shpenzimet për rrugën Durrës-Kukës përfaqësojnë rreth 44 për qind të totalit të shpenzimeve kapitale të realizuara gjatë kësaj periudhe. Në terma vjetorë, në pjesën e parë të vitit 2009 shpenzimet totale janë rritur me rreth 43 për qind, vlerë e cila përfaqëson rritjen më të lartë vjetore për dhjetëvjeçarin e fundit.