E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria bën gati regjistrin elektronik për të huajt

Kontrolli Udhëzimi i hartuar nga ministri i Jashtëm, ai i Brendshëm, i Punës dhe kreu i SHISH-it

Qeveria bën gati udhëzimin për funksionimin e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt. Regjistri është një bazë të dhënash elektronike, në të cilën hidhet dhe ruhet aktiviteti i strukturave shtetërore të ngarkuara me ligj, lidhur me trajtimin e të huajve që kërkojnë të hyjnë, qëndrojnë, punojnë, tranzitojnë dhe dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë. Regjistri funksionon si pjesë e sistemit TIMS në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe përmban të dhënat për kontrollin kufitar, vizat, lejet e qëndrimit, lejet e punës, trajtimin e të huajve të parregullt në kufi dhe në territor. Autoritetet kompetente që hedhin të dhëna në regjistrin elektronik kombëtar për të huajt janë në Ministrinë e Punëve të Jashtme: sektori i vizë-pasaportave në Drejtorinë Konsullore, përfaqësitë diplomatike dhe postet konsullore jashtë shtetit. Në Ministrinë e Brendshme këtë funksion e kanë drejtoria për shtetësinë dhe refugjatët, sektori i migracionit, sektori i ripranimeve. Autoritetet shtetërore kompetente për lëshimin e vizave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pasi kryejnë procedurat e pranimit të kërkesës për pajisje me vize të të huajit, hedhin informacionin mbi aplikimin në modulin E-visa të regjistrit elektronik kombëtar për të huajt. Në rast se në momentin e regjistrimit të aplikimit, në bazën e të dhënave të njërit nga modulet e regjistrit ekziston informacion me masa kufizuese për kërkuesin e vizës që i ndalojnë hyrjen në Republikën e Shqipërisë, moduli i E-vizës mundëson regjistrimin e aplikimit, por në mënyrë të automatizuar nuk lejon vazhdimin e procedurës së mëtejshme të dërgimit të aplikimit për vlerësim, kështu që vendimi për refuzimin e vizës merret menjëherë nga punonjësi konsullor, veprim i cili pasqyrohet në regjistër. Pas paraqitjes së shtetasit të huaj në pikën e kalimit kufitar dhe pas përfundimit të procedurave për lëshimin e vizës sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 362, datë 1.4.2009 dhe udhëzimit të përbashkët për bashkëpunimin mes strukturave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimit Informativ Shtetëror “Për procedurat e lëshimit të vizave për të huajt”, në rubrikën përkatëse të modulit E-viza bëhet regjistrimi i informacionit mbi vizën e lëshuar. Autoriteti kompetent për regjistrimin e hyrje-daljeve të të huajve në pikat e kontrollit kufitar, regjistron në hyrje dhe në dalje në PKK informacionin mbi të huajin që gjendet në dokumentin e tij të udhëtimit, ose gjeneralitetet e vetëdeklaruara nga i huaji për rastet e përcaktuara me ligj, në modulin e kontrollit kufitar (hyrje-daljet), të sistemit TIMS, sipas procedurave standarde të punës të miratuara për këtë qëllim.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›