Balla: Analiza e policisë, joserioze
Reagimi
Partia Socialiste reagoi dje pas analizës së punës së Policisë së Shtetit, duke theksuar se nuk ishte aspak serioze.
Deputeti socialist, Taulant Balla, tha se analizën e punës së Policisë së Shtetit u fol shumë por mungoi një analizë profesionale e elementëve që lidhen me sigurinë publike, intensifikimin e veprimtarive kriminale, rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, paaftësinë e bllokimit dhe parandalimit të kanaleve të trafikut të narkotikëve. “Sot, Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të jepnin arsyet se pse mungesa e rezultateve konkrete dhe të prekshme në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar, kontrollit të integruar të kufijve po mbajnë peng vendimmarrjen e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Balla.
#