E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendër e veçantë për kurimin e fëmijëve

14/05/2009  Sëmundja e autizimit

Trajtimi i fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e autizimit tashmë do të bëhet në ambiente të posaçme. Ky është vendimi i marrë së fundi nga ministrja e Shëndetësisë, e cila, duke parë shifrat në rritje të të prekurve, ka pohuar se është e domosdoshme që kurimi i tyre të bëhet në ambiente të tjera dhe jo siç ndodh aktualisht në pavijonet e të rriturve. Çrregullimet e zhvillimit dhe çrregullimet gjuhësore janë shenjat dalluese të kësaj sëmundjeje. Ministrja Godo ka shtuar se tashmë është marrë ky vendim në bashkëpunim edhe me kolegët ndërkombëtarë. "Ne kemi vendosur që psikiatria infantile të dalë dhe të funksionojë më vete. Ndoshta mund të jemi pak të vonuar në këtë vendim”, - ka pohuar Godo. Ndërsa mjekët specialistë kanë pohuar se është e nevojshme që të kapet në kohë këto çrregullim, që në moshë të vogël, në mënyrë që të jenë dhe të durueshme. Sipas tyre, “numri është mjaft i madh, mundësitë tona aktuale duhet të jenë më të mëdha. Mund të fillojë identifikimi i rasteve që në moshën 2–3-vjeçare. Bëhet fjale për ta bërë diagnostikimin sa më herët të jetë e mundur. Një diagnostikim kur fëmija është 18-muajsh apo me përpara do të ishte një shans më i mirë për të pasur një trajtim më të mirë".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›