E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun, nis vizitën në Rripin e Gazës

Gaza, 20 Janar, 09:55, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka nisur mëngjesin e sotëm një vizitë në Rripin e Gazës.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e OKB. Sipas tyre, shefi i Kombeve të Bashkuara, i cili është në një turne në Lindjen e Mesme, sot ka shkuar në Izraelin Jugor.

Ban Ki Mun do të jetë zyrtari i parë i huaj, që viziton Gazën, që prej ofensivës 22 ditore izraelite dhe armëpushimit, që nisi ditën e djeshme.

Ndërkaq, rreth gjysmë milioni palestineze duket se kanë mbetur pa ujë të pijshëm në Gaza, 4 mijë shtëpi janë shkatërruar dhe disa dhjetëra mijëra kanë mbetur pa strehë.

Shifrat janë dhënë nga burime të OKB-së, në terren.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›