E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë hedh në treg prerjen e re 500 lekëshe

12/02/2009  Banka e Shqipërisë do të hedhë në treg kartëmonedhat e rishtypura prej 500 lekësh. Rishtypja e kartëmonedhës shqiptare të prerjes 500 lekë, emetim i vitit 2001 do të sjellë edhe më shumë elemente sigurie. Banka e Shqipërisë njofton publikun shqiptar se këto kartëmonedha do të jenë në treg nga data 16 shkurt 2009. “Në kartëmonedhën e re janë shtuar apo përmirësuar elemente që kanë të bëjnë me sigurinë dhe me qëndrueshmërinë ndaj dëmtimeve. Janë ndryshuar firmat e Guvernatorit dhe të Drejtorit të Departamentit të Emisionit, si edhe viti i emetimit”, - njoftuan burimet zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Kartëmonedhat e prerjes 500 lekë, emetime të viteve të mëparshme, sipas Bankës së Shqipërisë, do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe do të jenë në qarkullim së bashku me kartëmonedhën e re, emetim i vitit 2007.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›