Bode: FMN vlerësoi masat e qeverisë për zbutjen e krizës
28/12/2011 Ministri i Financave vlerëson se të ardhurat do të rriten, ndërsa deficiti nuk e kalon 3.5%
Ministri i Financave, Ridvan Bode, thekson se 2011-a do të mbyllet me rritje të të ardhurave dhe me respektim të tavanit të deficitit buxhetor. Në një dalje publike, numri 1 i Financave tha se deri në fund të muajit dhjetor të ardhurat do të rriten me 7% dhe deficiti buxhetor do të mbetet brenda kufirit 3.5%. Ndërkaq, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 3.9 për qind, ndërsa në vitin 2012 parashikohet të jetë 4.3%. Sipas tij, ekonomia shqiptare vlerësohet stabël, në kushtet kur kriza globale po degradon Evropën. Kjo deklaratë, sipas tij, bazohet në raportin e Moody’s dhe Standard and Poor’s për ekonominë shqiptare që ruajtën nivelin e vlerësimit të borxhit sovran për Shqipërinë, përkatësisht në nivelet B1dhe B+. “Dy agjencitë Moody dhe S&P në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjencitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative, dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm”, - tha Bode. Ai nënvizoi se FMN ka vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. “Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Evropës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje nga vitit 2005 duke qenë më i ulëti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizma të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, ndërsa vendi përfitoi nga niveli i ulët i shërbimit të borxhit”, - shtoi Bode. Sipas ministrit, ritmet e ulëta të rritjes ekonomike, po shkaktohen nga ndikimi i krizës.