E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat rishikojnë këstet për ata që kanë humbur punën

Tirana Bank: Kredimarrësve u jepet mundësia të paguajnë vetëm 30 për qind të interesit së kredisë

TIRANË- Duke marrë parasysh efektet e krizës mbi ekonomitë familjare shqiptare bankat kanë filluar të marrin në konsideratë gjëndjen financiare të kredimarrësve duke krijuar disa lehtësira në shlyerjen e kësteve.

E tillë është Tirana Bank, e cila ka marrë masa për të mbështetur të gjithë klientët që kanë humbur vendin e tyre të punës dhe po përballen me vështirësi financiare gjatë kësaj periudhe.


Me anë të kësaj strategjie synohet të mbështetet një nga segmentet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare që ka prekur një numër të konsiderueshëm të popullsisë së vendit tonë.


Në këtë drejtim, Tirana Bank ka vendosur ndihmojë klientët e saj që po përballen me vështirësi në pagesën e këstit mujor kredive të tyre karshi bankës.


"Sipas kësaj politike të re, kreditorëve u jepet mundësia të paguajnë vetëm 30% të interesit së kredisë së tij ndërsa pjesa e mbetur e kapitalit do të zhvendoset në fund të periudhës së kredisë për t'u rishpërndarë sërish në vitet që vijnë.


Kjo i jep klientëve mundësinë të përballojnë pagesën e kredisë së tyre, duke paguar në këtë mënyrë një shumë të vogël, e cila do të jetë fikse për një vit. Kjo politikë do të lehtësojë mundësinë e pagesave për ata individë që kanë humbur punën e tyre".


Kreditë e këqia kanë kapur shifra të larta gjatë muajve të fundit duke rritur koston e kredisë të cilën bankat e kanë përkthyer me ulje të kreditimit ose rritje të normave të interesit.


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›