E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, stabile

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 18:16

Në fund të qershorit të këtij viti, në sistemin bankar të Kosovës është vërejtur një ngritje e të gjithë treguesve, krahasuar me gjendjen që ishte tre muaj më herët.

I vetmi indikator pak më shqetësues është rënia e depozitave te bankat më të mëdha, lëvizje që mund të ndërlidhet me tërheqjen e depozitave të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Në përgjithësi, në fund të gjysmës së vitit në depozita, bankat kishin mbi një miliard e 950 milionë euro, ose 2 për qind më shumë se në fund të marsit.

Ndërkaq, kreditë në shumë një miliard e 493 milionë eurosh u rritën 7,6 për qind. Është për të veçuar se shtytje më të madh për rritjen e kredive e kanë bërë bankat të cilat për një kohë më të shkurtër janë të pranishme në tregun kosovar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›