Banorët bllokojnë rrugën për tapitë
Protesta
Një protestë e banorëve të zonës ka shkaktuar bllokimin për rreth 30 minuta të rrugës Shkodër-Han i Hotit. E mbështetur edhe nga deputetët socialistë mes të cilëve dhe Ilir Beqja, protesta ka pasur si kërkesë kryesore ndaj qeverisë shpërndarjen e tapive sipas ligjit 7501 të miratuar prej vetë asaj. Si pasojë e mospajisjes me tapi, banorët e zonës në fjalë nuk kanë përfituar dëmshpërblim pas ndërtimit të rrugës së re. Protestuesit i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa për të zgjidhur problemin.
#