Dyfish fonde për ish-të përndjekurit, 20% më shumë për ish-pronarët
Buxheti i vitit 2009 pritet të ketë një sasi më të madhe fondesh për kompensimin financiar për shtesën e ish-të përndjekurve politikë dhe për is-pronarët. Burime pranë Ministrisë së Financave shprehen se tashmë janë përcaktuar fondet e kompensimit për këto kategori. Ndërsa për vitin 2008, janë 1 miliard lekë, ose rreth 12 milionë dollarë për ish-të përndjekurit, për vitin 2009 do të jenë dyfish më shumë fonde, ose 2 miliardë lekë. Fondi për kompensimin e ish-të përndjekurve të këtij viti pre 1 miliard lekësh, që e ka përcaktuar edhe ligji i miratuar në Kuvend, do të ndahet në muajt e vjeshtës. Ndërkohë, edhe ish-pronarët do të kenë shtesë fondi. Këtë vit priten të ndahen 5 milionë lekë ose rreth 6 milionë dollarë, ndërsa vitin e ardhëm pritet të ketë 100 milionë lekë më shumë ose rreth 1.2 milionë dollarë.
Ish-të përndjekurit
Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë do të jetë gati për t’u shpërndarë dhe të parë që do të përfitojnë do të jetë të përndjekurit që janë gjallë e mbi moshën 70-vjeçare si dhe të sëmurët. Ky do të jetë kriteri bazë për përfituesit e parë të dëmshpërblimit i cili do të fillojë shpërndarjen në fillim të muajit mars. Tashmë ka filluar edhe shpërndarja e formularëve për të verifikuar ish-të përndjekurit duke bërë të mundur fillimin e procedurave për ndarjen e 10 milionë dollarëve që ka përcaktuar qeveria. Shoqatat e ish-të përndjekurve kanë rënë dakord që fondet e para të jepet për bashkëvuajtësit e tyre që janë të vjetër në moshë ose të gjendje të vështirë për jetën. Klasifikimi është bërë mbi bazën e mungesës së fondeve pasi në dispozicion këtë vit nuk është sasia e mjaftueshme parave si dhe për këtë vit nuk mund të merret më shumë se 1 milion ketë dëmshpërblim. Dëmshpërblimi për këtë shtresë do të jepet gjatë 8 viteve në vijim dhe fatura financiare do të jetë rreth 430 milionë dollarë gjithsej, çka do të thotë se qeveria vitin e ardhshëm duhet të përcaktojë minimalisht 50 milionë dollarë për të dëmshpërblyer këtë shtresë dhe kjo sasi do të jetë e përcaktuar për 8 vitet në vijim.
Ish-pronarët
Fondi i qeverisë prek ish-pronarët të cilët do të dëmshpërblehen financiarisht deri në 200 metra katrorë tokë. Subjektet që kanë depozituar kërkesat e tyre në vitet 2006 dhe 2007 dhe vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2008. Do të jetë zyra e AKKP-së në qendër, në bashkëpunim me zyrat rajonale, që do të shqyrtojë dokumentacionin e subjekteve, që kërkojnë kompensim. Kjo zyrë do të verifikojë dosjen dhe vendimin përkatës, të dhënë nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ose Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe vendimet e tjera për këtë subjekt të shpronësuar. Paraqitja e të dhënave të rreme ose fshehja e tyre nga subjektet e shpronësuara, në zbatim të këtij vendimi, sjell përjashtimin e menjëhershëm të këtyre subjekteve nga procedura e kompensimit financiar dhe i ngarkon ata me përgjegjësi penale, sipas ligjit.
Ligji, si do të dëmshpërblehen ish-të përndjekurit
Ligji i miratuar nga Kuvendi ka përcaktuar mënyrën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit, kush përfiton, sasinë e përfitimit, kohën e dëmshpërblimit, dokumentacionit etj. Në rast se dokumentacioni është sipas rregullave të përcaktuara, atëherë Ministria e Drejtësisë brenda 10 ditësh e miraton atë dhe e dërgon në qeveri për ta miratuar kërkesën për dëmshpërblim dhe brenda 8 vitesh tërhiqen fondet. Ndërkohë, në rast se kërkesa ka mangësi, atëherë kryhen disa procedura verifikuese. Kur Ministria e Drejtësisë vëren nga shqyrtimi paraprak se kërkesa nuk shoqërohet me dokument provues, e njofton kërkuesin për të plotësuar dokumentet brenda një afati 30-ditor, duke i dhënë informacion për zyrën shtetërore ku mund t'i gjejë këto dokumente. Nëse nga shqyrtimi paraprak provon se i dënuari politik nuk është gjallë dhe kërkesa nuk kryhet nga rrethi i familjarëve të përcaktuar në këtë ligj, i dërgon njoftim negativ dërguesit në adresën e tij. I njëjti veprim kryhet edhe për familjarët e viktimave të pushkatuara, kur provohet se familjarët brenda rrethit të caktuar në këtë ligj nuk jetojnë më. Kur nga shqyrtimi paraprak provon se lloji i dënimit nuk përbën shkak për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas këtij ligji, dërgon njoftim negativ në adresën e dërguesit, njëkohësisht shqyrton në themel të gjitha kërkesat e tjera që plotësojnë kriteret formale të këtij ligji. Shqyrtimi i kërkesave për përfitimin e dëmshpërblimit, sipas ligjit, kryhet nëpërmjet shqyrtimit të drejtpërdrejtë dhe të bashkërenduar. Ministri i Drejtësisë vendos pranimin e një kërkese vetëm kur nga shqyrtimi i drejtpërdrejtë dhe i bashkërenduar kërkesa plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara me ligj. Çdo kërkesë i nënshtrohet këtij shqyrtimi, pavarësisht informacionit provues që i bashkëlidhet dosjes. Kopja e ekstrakteve të arkivit printohet, nënshkruhet nga punonjësi që përpunoi informacionin dhe i bashkëlidhet dosjes së kërkuesit. Informacioni për çdo kërkesë kërkon në të gjitha variantet emrin, mbiemrin, vitin e lindjes, llojin e veprës penale etj.
Fondet nga buxheti për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit
Kategoria Viti 2008 Viti 2009
Ish-pronarët 500 mln lekë 600 mln lekë
Ish-të përndjekurit 1 mld lekë 2 mld lekë
Në Shqipëri do të operojë sistemi botëror bankar SWIFT
Sistemi network i Shoqërisë Botërore Ndërbankare për Financim të Telekomunikacionit ose siç njihet ndryshe SWIFT, pritet të fillojë funksionimin edhe në Bankën e Shqipërisë. Sipas zyrës së shtypit Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të diskutojë këtë javë, në mbledhjen e radhës, “Mbi Projekt-rregulloren e funksionimit të sistemit SWIFT në Bankën e Shqipërisë”, çka do të shënojë edhe startin e këtij shërbimi të ri bankar në vendin tonë. Shoqëria Botërore Ndërbankare për Financim të Telekomunikacionit (SWIFT) përfshin në vetvete institucione bankare dhe financiare nga 208 shtete, të cilat, duke u identifikuar përmes kodit SWIFT, i vijnë në ndihmë çdo klienti nga shtetet anëtare të SWIFT-it për transaksione të ndryshme bankare. Kjo do të thotë një ndërlidhje më e mirë mes sistemit shqiptar bankar dhe atij ndërkombëtar.