Basha: NATO-n e merituam
Elbasan -Ministri i Jashtëm Lulzim Basha është ndaluar në disa komuna të Elbasanit, ku ka theksuar se ndryshimi që kjo mazhorancë i bëri Shqipërisë nga jugu në veri, ndryshimi i imazhit të saj është sot i vlerësuar, jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga udhëheqës e përfaqësues të popullit nga vendet dhe demokracitë më të fuqishme të botës.
“Katër vite më parë, askush nuk do ta besonte se pa zbuluar naftë, pa konferencë donatorësh, pa miniera floriri do të mblidhnim katër miliard dollarë më shumë, të cilat do t’ua rikthenim shqiptarëve me mbi 3 mijë km rrugë, mbi 600 ujësjellës, mbi 1000 kanalizime, mbi 1000 shkolla dhe pensione e rroga të rritura. Miku 25-vjeçar i shqiptarëve, kongresmeni Elio Engel, do ta përshkruante infrastrukturën e vendit si një rrjet të ngjashëm, për kokë dhe frymë, me atë të ngritur nga presidenti Ajzenhauer. Engel e ka krahasuar vizionin e Kryeministrit Berisha me atë të presidentit Ajzenhauer”-theksoi Basha në takimet me banorë të komunave Pajovë, Papër si dhe në fshatin Katund i Ri të Komunës Bratashesh. Duke theksuar se anëtarësimi në NATO, nuk ishte dhuratë por meritë, Ministri Basha tha se, aplikimi për anëtarësim në Bashkimin Europian, çel një kapitull të ri në bërjen realitet edhe të kësaj ëndrre të shqiptarëve.
“Shqipëria, jo vetëm nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, jo vetëm e ratifikoi në 27 parlamente që i dhanë vulën e besimit qeverisë Berisha, por aplikoi edhe për anëtarësim të plotë, duke hapur njëherë e përgjithmonë tunelin e zi që na ndante ne nga anëtarësimi i plotë në familjen e kombeve europiane”
Basha ka përsëritur premtimin e kësaj mazhorance se, brenda vitit të parë të mandatit të dytë, qytetarët shqiptarë do të lëvizin pa viza në hapësirën Shengen.