Bashki – UNICEF; Projekte për të drejtat e fëmijëve
U prezantua dje në Bashkinë e Tiranës projekti “Politikat sociale, informacion dhe advokaci”. Ky projekt synon mbështetjen e pushtetit vendor në rritjen e kapaciteteve/mekanizmave institucionale për të monitoruar dhe raportuar mbi respektimin/implementimin e të drejtave të fëmijëve, në kuadër të Planit Kombëtar dhe Rajonal të Veprimit për fëmijët.
Durrës
Rrugë e re në Gjirin e Lalësit
Pas një viti automjetet do ta kenë të lehtë udhëtimin në Gjirin e Lalësit. Ka pak muaj që ka nisur puna për ndërtimin e rrugës Maminas - Gjiri i Lalësit 23.5 km e gjatë, me një investim me vlerë 9 milion dollarësh. Sipas objektivit, synohet që në verën e këtij viti pushuesit të udhëtojnë deri në breg të detit në një rrugë të asfaltuar.
Gjirokastër
Rikonstruktohet rruga hyrëse
Rruga hyrëse në qytetin e Gjirokastrës, me gjatësi 2 kilometra, i është nënshtruar rikonstruksionit me një fond prej 60 milion lekë nga buxheti i shtetit. Investimi pritet t’i japë zgjidhje përfundimtare përmbytjeve nga lumi Drino në stinën e dimrit.
Lezhë
Masa ndaj motoristëve
Policia e Lezhës do të ndëshkojë ata drejtues të motorëve që lëvizin pa kaska dhe që mbajnë kapacitet më të madh sesa ai real. Masat vijnë dy ditë pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku u lënduan 4 anëtarë të së njëjtës familje, që udhëtonin me një motor.
Kukës
Zgjidhet çështja e shpronësimit
Problemi i shpronësimit të tokave përgjatë autostradës Durrës - Kukës - Morinë pothuajse është zgjidhur. Vetëm në segmentin e autostradës Morinë - Kukës - Kalimash janë evidentuar 375 prona që duhen shpronësuar, prej të cilave 331 tokë arë e pjesa tjetër objekte.
Memorandumi
Stop punës së fëmijëve
Këshilli i Ministrave ka miratuar memorandumin me Organizatën Ndërkombëtare të Punës për eliminimin e punës së fëmijëve. Memorandumi pritet të pasohet nga masa ligjore për të ndaluar punën e fëmijëve.
Moti
Vazhdon vapa
Vapa vazhdon të ndikojë në vendin tonë. Edhe gjatë ditës së sotshme Shqipëria do të ruajë temperaturat e larta të ditëve të fundit. Moti do të vazhdojë i kthjellët, me vranësira të pakta në zonën verilindore dhe juglindore.