“Berisha kërkon t’u hedhë hi syve vlonjatëve me rrugën”
11/06/2009 Reagim socialist
Menjëherë pas përurimit nga ana e Kryeministrit Sali Berisha të rrugës Transballkanike, ka reaguar kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës. Kreu i socialistëve vlonjatë, Eltar Deda, tha se Kryeministri gënjeshtar dhe mashtrues, siç po duket, ka vendosur të jetë i pakthyeshëm në misionin e tij për t’u hedhur hi syve vlonjatëve dhe për të na çuditur përsëri me inaugurimet e tij të radhës. Kemi ëndërruar dhe kemi dashur gjithmonë që edhe ne të kemi një rrugë bashkëkohore si gjithë qytetet e tjera evropiane, një aks të dytë rrugor, rrugën Transballkanike, rrugë po aq e rëndësishme sa rruga kryesore që kalon përmes qytetit të Vlorës”, - tha Deda. Sipas tij, Bashkia në detyrën e projektimit e ka kërkuar të tillë, por qeveria dhe kryeministri ynë jo vetëm që nuk i kanë qëndruar zbatimit korrekt të këtij projekti, por duke e inauguruar atë me kaq pompozitet, në një kohë kur kjo rrugë duhet të ishte inauguruar qysh në nëntor të vitit 2007, duket sikur tallen me njerëzit e mirë të këtij qytetit. “Është e pafalshme dhe e papranueshme për ne që në mënyrë kaq tinëzare dhe thjesht për efekte elektorale kryeministri i gërshërëve të vijë dhe të presë shiritin kur ende kjo rrugë është pa përfunduar, është kthyer në një rrugë vrastare”, - tha Deda.