Tutori durrsak i moldaveve ekstradohet nga Italia
11/06/2009 Dashamir Koka blinte e shiste vajza
TIRANE- Agjentët e zyrës Interpol Tirana kanë ekstraduar dje nga Italia një shtetas të dënuar nga drejtësia shqiptare me 7 vjet heqje lirie. Policia e shtetit tha zyrtarisht se falë bashkëpunimit midis dy shteteve është bërë i mundur ekstradimi i të shumëkërkuarit Dashamir Koka 33 vjeç, të cilin gjykata e Durrësit me vendimin nr. 394, të datës 13 korrik 2006, e ka dënuar të sipërcituarin me 7 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Nga veprimet hetimore të kryera në Prokurorinë e Durrësit si dhe gjatë shqyrtimit të provave në procesin gjyqësor ka rezultuar e provuar se gjatë periudhës kohore maj 2000 deri në shkurt të vitit 2003, shtetasi Dashamir Koka, pasi ka blerë shtetasen moldave A.D, nga shtetas të tjerë shqiptarë, e ka trafikuar dhe shfrytëzuar atë për qëllime prostitucioni në territorin italian. Mirëpo pas dhënies së dënimit të tij në mungesë, këtë person gjykata e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën në 1 tetor 2008, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimin e Kokës në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit, ky shtetas iu dorëzua Drejtorisë së përgjithshme të Burgjeve.