Bashkimi familjar në Itali, projekti nis në tetor
Italia i ka dërguar Bashkimit Evropian draftin e ri të ligjit për emigracionin, në mënyrë që të marrë një “ok” jozyrtare nga BE-ja, e më pas ta miratojë. Ky projekt është më i rrepti për emigracionin, por lehtëson bashkimin familjar, të emigrantëve të ligjshëm që jetojnë në vendin fqinj, përfshi këtu edhe të shqiptarëve. Sakaq, emigracioni i paligjshëm do të dënohet me burgim, ndërkohë që azilet për refugjatët do të jepen vetëm në raste ekstreme, sipas mediave italiane, duke u miratuar në këtë mënyrë programi parazgjedhor i Lega Nord, një prej partive bashkëqeverisëse të Kryeministrit Berluskoni.
Një mendim... i paprecedentë
Për herë të parë, një shtet anëtar i Bashkimit Evropian i kërkon këtij institucioni mendim për një ligj të brendshëm. Ndonëse qeveria italiane e ka ndezur dritën jeshile për këtë projektligj, ajo ka vendosur gjithashtu që të kërkojë mendimin e BE-së. Madje, përderisa nuk ekziston një rrugë ligjore për mendimdhënien e Komisionit Evropian, që është institucioni kryesor ekzekutiv i BE-së, ajo ka kaluar në mënyrë joformale.
“Qeveria italiane ka vendosur që ta dërgojë në mënyrë joformale tekstin te Komisioni Evropian”, – tha për mediat italiane ministri i Brendshëm i vendit fqinj, Roberto Maroni, në fund të takimit të radhës së qeverisë në Romë. Ai e cilësoi këtë procedurë si jokonvencionale, por shtoi se kishte arritur në një marrëveshje të tillë me përgjegjësin e politikës së brendshme të opozitës së drejtuar nga Veltroni.
Ligji
Ky ligj që ka sjellë shumë debate që në fushatën parazgjedhore në Itali, parashikon metra shumë të rrepta për emigracionin, porse krijon kushte më të volitshme për bashkimin familjar, të të afërmve të drejtpërdrejtë. Në këtë mënyrë, mediat italiane raportojnë se azili do të jepet vetëm për ata refugjatë që kanë rrezik të drejtpërdrejtë jete në vendin e origjinës dhe për asnjë arsye tjetër. Ndërkohë që emigrantët ilegalë që jetojnë në Itali do të dëbohen dhe emigrantët që do të tentojnë të hyjnë në Itali do të hyjnë në burg për një periudhë deri në 18 muaj, siç kanë rënë dakord paraprakisht edhe krerët e Bashkimit Evropian.
Për sa i përket bashkimit familjar, mësohet se drafti i ri do të mundësojë bashkimin e të gjithë atyre që kanë një të afërm të drejtpërdrejtë në Itali, pra prindër, fëmijë, ose bashkëshortë, pa të drejtë që ata që do të emigrojnë të kërkojnë bashkim familjar me pjesën tjetër të të afërmve të drejtpërdrejtë. Kjo mundësi do t`u jepet vetëm atyre që kanë një periudhë të gjatë kohore në Itali dhe që kanë dokumentacion të rregullt.
Ligji, që pritet të shqyrtohet në Komisionin Evropian në mënyrë informale brenda muajit shtator, do të miratohet në Parlamentin italian në tetor të këtij viti.