“Mjekët pa kufij”: Greqia abuzon me emigrantët
“Greqia po mban qindra emigrantë ilegalë në kushte jonjerëzore, përgjatë gjithë vendit dhe sidomos në ishullin e Lesbosit”, - thotë agjencia humanitare franceze “Mjekët pa kufij”. Vetëm në këtë ishull janë rreth 800 emigrantë të paligjshëm që mbahen nga Afganistani dhe Pakistani, ndërkohë që në zona të tjera të vendit, emigrantët e paligjshëm kalojnë ditë të tëra në qeli, duke mos iu dhënë as kushtet minimale sipas kësaj organizate, e cila nuk ka saktësuar mbi kombësinë e emigrantëve të tjerë dhe mundësinë e të qenit shqiptarë disa prej tyre.
“Ata nuk kanë akses në dushe dhe në tualete”, – tha drejtuesi i projektit lokal në Greqi, Jorgos Krajanis, i cili shtoi se emigrantët janë të lejuar që të qëndrojnë vetëm 30 minuta në dritën e diellit çdo dy ditë dhe se ka vetëm 1 tualet për më shumë se 100 persona. “Zakonisht ata mbahen si të përsosur”, – shtoi ai.
Ai deklaroi se “Mjekët pa kufij” janë duke punuar për më shumë se dy muaj për të dhënë asistencë mjekësore te të mbajturit në ishullin e Lesbosit dhe akuzoi Greqinë se po neglizhon të ardhmen e tyre.
Problemi më i madh për emigracionin ilegal nuk është më Shqipëria, por Afrika, Lindja e Mesme dhe Turqia, ku vetëm në vitin 2006 hynë 10 mijë emigrantë përgjatë detit Mesdhe. Kufiri detar i Greqisë është 15 mijë kilometra i gjatë dhe i papatrulluar, sipas organizatës.