Bullgaria krijon lotari “Green Card”
Ende pa futur mirë këmbët në zonën e kalimit të lirë të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka vendosur të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për emigracionin, duke marrë nismën e një lotarie për emigrantët me të njëjtat kushte si në SHBA, e që madje do të mbajë edhe emrin “Green Card”. Sipas Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, hyrja e këtij shteti në zonën e kalimit të lirë të BE-së do të thotë se më shumë emigrantë do të duan të shkojnë aty, e si pasojë nevojitet një mekanizëm për të përballuar këtë fluks. Kështu, që një lotari është menduar si zgjidhja më e mirë. Bullgaria nuk ka hyrë ende në zonën e kalimit të lirë të BE-së, çka pritet të ndodhë në fillimin e vitit të ardhshëm. Lotari për emigracionin nuk ka asnjë vend tjetër në Bashkimin Evropian, përveç një ideje të mbetur në letër nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.