Beja: NATO garanton siguri dhe edukim në paqe për të rinjtë
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, duke e konsideruar anëtarësimin në NATO si një hap drejt BE- së, tha se ky aderim do të mundësojë shumë shpejt një impakt të thellë edhe në fushën e arsimit. Ministri Beja, ka pohuar se hyrja në NATO do të thotë një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian.
Sipas tij, kjo ngjarje e madhe do ti garantojë çdo shqiptari, por kryesisht të rinjve siguri dhe edukim në paqe. Beja tha gjithashtu se, NATO do të krijojë mundësi për zgjerimin e formave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera në fushën e arsimit. Shqipëria është para përgjegjësisë së zhvillimit të mëtejshëm të reformave të ndërmarra në arsim, zbatimit të Kartës së Bolonjës dhe shtimit të bashkëpunimeve me universitet homologe në Europë dhe më gjerë, përfundoi ministri Beja.