Në kërkim 4 të rinj, të dyshuar për vjedhje në seri
08/07/2009 Sarandë, vodhën dhe disa italianë
SARANDË - Katër të rinj, të moshës 18-25 vjeç, janë shpallur ditën e martë persona në kërkim nga policia kriminale e Sarandës, pasi dyshohen si autorë të një serie vjedhjesh në qytetin bregdetarë. Burime zyrtare nga komisariati i Sarandës, pohuan se, strukturat e policisë kriminale kanë finalizuar me sukses, hetimet për 4 vjedhje, duke çuar në identifikimin e autorëve të tyre.
“Gjatë kontrollit të befasishëm që është ushtruar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në banesat e katër të rinjve, emrat e të cilëve nuk bëhen publike për arsye hetimi, policia lokale ka bllokuar në cilësinë e provës motorët e dy turistëve italianë, të grabitura në fillim të muajit qershor në pranë Hotel Palma, si dhe sende të tjera me vlerë”, shprehen burimet e mësipërme.
Pas zbulimit të motorëve, policia kriminale ka arritur deri në zbardhjen e identitetit të katër vjedhësve, të cilët janë shpallur në kërkim, pasi janë larguar në drejtim të paditur.
Gjatë tre muajve të fundit në qytetin e Sarandës janë kryer një sërë vjedhjesh të bujshme. Tashmë autorët e vjedhjeve që tronditën qytetin bregdetar, kanë marrë një goditje të fuqishme nga policia kriminale.