Guidë makinë ne breg të detit, shkel për vdekje fëmijën
08/04/2009 Arrestohet 19-vjeçarja, ishte e shoqëruar dhe nga një djalë i ri
DURRES- Është ndaluar nga policia e Durrësit një vajzë e moshës 19 vjeç, pasi ajo i ka shkaktuar vdekjen një fëmije teksa bënte guidë në breg të detit. Xheni R. e lindur në Fier dhe banuese në Durrës ka futur nën gomat e makinës që ajo drejtonte fëmijën 12-vjeçar Xhoni R. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në sektorin “Hekurudha” në Plazhin e Durrësit në breg të detit. 19-vjeçarja thuhet se ka qenë së bashku me shtetasin Kastriot D. në kohën që ka shkaktuar aksidentin e rëndë. Burime policore thonë se viktima është shtypur nga automjeti me targa DR 8161 E pronë e shtetasit Kastriot D. duket se të rinjtë kanë qenë duke bërë guidë përgjatë vijës bregdetare nga Ura e Dajlanit drejt pistës “Iliria”. Nuk janë bërë të ditura rrethanat e këtij aksidenti të rëndë që kanë pasuar me vdekjen e fëmijës 12 vjeç, i cili ka vdekur pa mundur të merrte ndihmë mjekësore. Fëmija është dërguar në spital për trajtim mjekësor, por ka vdekur gjatë rrugës, ndërkohë që autorja e aksidentit është arrestuar në vendin e ngjarjes. Vajza ka qenë duke mësuar makinën por ajo është treguar e pakujdesshme pasi në rërë disa fëmijë luanin me top. Në kohën që 12-vjeçari ka qenë duke marrë topin drejtuesja e autoveturës ka humbur kontrollin dhe e ka shtypur fëmijën duke mos i dhënë askujt mundësi për ta shpëtuar nga vdekja.
SHQETËSUESE
Nga Ura e Dajlanit deri tek Plepat janë dhjetëra persona me makinë që bëjnë guidë në rërë, ndërkohë që familjarët e fëmijëve kanë apeluar disa herë në polici për të shmangur incidente të tilla. Rëra e Plazhit është përgjakur edhe herë të tjera pikërisht nga të tilla precedent, por pas prangosjes së shkaktarëve ata janë lënë të lirë. Familjarë e prindër madje kanë debatuar disa herë me të rinj që jo vetëm mësojnë makinat në breg të rërës në vendin ku luajnë fëmijët, por bëjnë edhe gara mes tyre.