E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas natës me kokainë e pije ekzekutohet 44-vjeçari shqiptar

25/02/2010 Sherri nisi në brendësi të lokalit

BRESHIA- Pas një nate të gjatë kokteilesh e kokaine, grupi shqiptaro-rumun që festonte rastin special të ekstrakomunitarëve, arriti të jepte një shfaqe të denjë për filma hollivudinë, kur 44-vjeçari shqiptar u ndoq në rrugë dhe u ekzekutua me 4 plumba pistolete. Kështu, “Kopakabana”, festa e të huajve përfundoi në 5 e gjysmë të mëngjesit të djeshëm në parkimin e sheshit të Breshias, kur Shpëtim Cupa, 44 vjeç, u ndoq për disa metra nga disa persona, me të cilët kishte bërë sherr në brendësi të lokalit të natës dhe u qëllua 4 herë me radhë. Në fillim në këmbën e djathtë e pastaj në të majtën. Sapo po mbërrinte në BMW-në e tij, mori edhe 2 goditje në shpatull dhe dërgimi me urgjencë për në spital nuk i siguroi mbijetesën, pasi ndërroi jetë në shtretërit e spitalit. Shkak i kësaj vrasjeje ishte një ofendim që kishte ndodhur në brendësi të lokalit, ku konsumoheshin kokteile dhe kokainë e në të mbaruar të festës të ofenduarit që ende nuk janë identifikuar i lanë hesapet jashtë lokalit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›