E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, nis shpërndarja e 500 kartave të para të identitetit

Rreth 500 shtetas kanë tërhequr dje letërnjoftimet e para elektronike në qytetin e Gjirokastrës. Denisa Uzeiri, operatore përgjegjëse e Zyrës së Aplikimit të letërnjoftimeve elektronike në Gjirokastër, tha se letërnjoftimet elektronike janë prodhuar brenda afateve kohore dhe deri tani asnjë aplikues nuk është larguar pa marrë dokumentin.
Sipas saj, numri i aplikuesve është rritur ndjeshëm gjatë kësaj jave, falë uljes së çmimit të kartave të identitetit nga qeveria për disa kategori të caktuara, si studentë, personat me aftësi të kufizuar, pensionistë etj. Numri i aplikimeve në qytetin e Gjirokastrës ka arritur mbi 5 mijë, ndërsa ritmet ditore të këtij procesi shkojnë nga 300- 400 aplikime në ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›