E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikat kryesore të programit të PS-së

1. Brenda 50 ditëve të para të mandatit, PS do të prezantojë një paketë antikrizë.

2. Ritme më të larta rritjeje ekonomike, për vitet 2011-2013 do të jetë mbi 6%

3. Ulje e papunësisë në 9%,

4. Inflacion - jo më shume se 3% në vit

5. Deficit buxhetor jo më shumë se 3%

6. Borxhi publik në vitin 2013 jo më shumë se 50% e PBB-së.

7. Borxh publik vetëm për investime

8. Politika fiskale lehtësuese e nxitëse për teknologjitë moderne

9. Transparencë maksimale për çdo politikë fiskale dhe buxhetore.


Arritja e standardeve mjedisore, për rehabilitimin e zonave të ndotura, të pyjeve, për uljen e ndotjeve në ajrin urban, në ujërat sipërfaqësore dhe për zvogëlimin e erozionit, si parakushte për të realizuar me sukses integrimin në Bashkimin Europian.


PS-ja premton lëvizjen pa viza në hapësirën Shengen brenda vitit 2010, duke përmbushur me rigorozitet 42 standardet e trupëzuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave.

Programi i PS-së synon edhe ndryshim cilësor të shërbimit konsullor.
PS-ja premton zbatimin e MSA-së përmes reformave të qëndrueshme, krijimin e një ekonomie tregu funksionale, që do të mundësojnë rritjen e mirëqenies.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›