Berisha: 2.2 miliardë lekë për rindërtimin e shkollave të Tiranës
Kryeministri Berisha uroi dje nxënëset dhe nxënësit e të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të vendit për fillimin e vitit të ri shkollor 2008-2009.
Gjatë një vizite në shkollën e mesme “Myslim Keta” në zonën e Kombinatit në Tiranë, Kryeministri tha se nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin nisin sot vitin e ri shkollor në kushte shumë më moderne se tre vjet më parë.
Kryeministri tha se në tre vite janë investuar 14 miliardë lekë për ndërtimin e shkollave dhe mjediseve të reja për nxënësit, krahasuar me periudhën e tetë viteve të qeverisjes së mëparshme, që u investuan vetëm 7 miliardë lekë.
“Sot, në mbarë vendin funksionojnë një numër i madh shkollash të reja. Mbi 141 shkolla u ndërtuan në tre vjet, mbi 459 të tjera u rikonstruktuan, ndërsa buxheti për arsimin po shkon drejt dyfishimit”, - u shpreh Kryeministri Berisha.
Më tej, Kryeministri theksoi se gjatë këtij viti nxënëset dhe nxënësit në mbarë vendin do të kenë në shkollat e tyre kabinete informatike dhe internet.
Duke iu referuar situatës së arsimit në Tiranë, Kryeministri theksoi se qeveria i ka akorduar Bashkisë së Tiranës 2.2 miliardë lekë për ndërtimin e shkollave të reja dhe rindërtimin e atyre ekzistuese.
“Ky projekt, - tha Kryeministri, - kishte për qëllim krijimin e kushteve sa më moderne dhe uljen e numrit të nxënësve për klasë në shkollat e Tiranës, por nga 7 shkolla të reja që duhet të ishin ndërtuar, janë ndërtuar vetëm dy apo tri dhe nga 12 që duhet të ishin rikonstruktuar, janë rikonstruktuar vetëm gjysma, duke rrezikuar kështu edhe djegien e fondeve”.
Kryeministri u shpreh se në rast se do të ishte investuar kjo shumë e akorduar për Bashkinë e Tiranës, kryeqyteti do të kishte një nivel dy herë më të lartë pajisjesh dhe shkollash më moderne.
Topalli: Interneti, prioritet në edukim
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shoqëruar nga deputeti i zonës, Leonard Demi, mori dje pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri shkollor 2008-2009, në shkollën e re 9-vjeçare “ Vëllazërimi”, në komunën e Paskuqanit.
Në përshëndetjen e rastit, Kryetarja e Kuvendit tha se është një kënaqësi e veçantë të urojë nxënësit e kësaj shkolle, në ditën e parë të mësimit, një ditë e paharrueshme në jetën e çdo njeriu.
Një përshëndetje të përzemërt Kryetarja e Kuvendit u drejtoi fëmijëve të klasës së parë.
“Ata janë të lumtur se kanë ardhur për herë të parë në bankat e shkollës dhe për të mësuar mbi atë çka është autonomia në jetë, për t’u bërë qytetarë të ditur dhe të nderuar”, - tha Kryetarja e Kuvendit,
“Ju jetoni në kohën e internetit, të cilin duhet ta bëni prioritet tuajin”, - ishte porosia që Kryetarja Topalli u dha nxënësve.
“Qeveria ka bërë të mundur ndërtimin e kësaj shkolle nëpërmjet një fondi prej 54 milionë lekësh, ku do të shkollohen mbi një mijë nxënës. Është një ngjarje e gëzueshme që ju e prisnit prej kohësh dhe e meritonit.
Në këtë shkollë të re, sikur në të gjitha shkollat e tjera të vendit, ka një kabinet me kompjutera, ku ju mund të hyni në internet dhe të kërkoni çfarë të dëshironi”.
Duke shprehur respektin dhe vlerësimin për përkushtimin e mësuesve në edukimin e brezit të ri, Kryetarja e Kuvendit tha se rritja e pagave të tyre mbetet prioritet i qeverisë.
“Unë ndihem mirë që kemi ardhur me rastin e vitit të ri shkollor, në një kohë kur ne kemi rritur rrogat e juaja me 75%.
Dhe kur të vij në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor, pagat tuaja do të jenë rritur dyfish, ashtu sikurse kishim premtuar që në fillim", - u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Topi: Suksese për vitin e ri shkollor
Fillimi i vitit të ri shkollor përbën një ngjarje të rëndësishme për gjithë shoqërinë tonë. Rreth një e katërta e popullsisë u drejtohet nesër dyerve të shkollave: fëmijë që ndjekin arsimin bazë, të rinj gjimnazistë dhe specialistë të ardhshëm në shkollat profesionale.
Është ky kontingjenti që pas disa vitesh do t’i japë fizionominë krejt jetës shqiptare, është brezi që, me siguri, do të bëjë pjesë në rininë evropiane, të asaj Evrope që synuam dhe po arrijmë ne, prindërit e tyre.
Por që ky brez të jetë tërësisht evropian, duhet që të përgatitet si gjithë evropianët e sotëm, me idenë se i përket Evropës e duke qenë thellësisht shqiptar.
Një urim të përzemërt e krejt të veçantë do të kisha për ata që kurrë nuk do ta harrojnë këtë ditë, për vogëlushët që sot ulen në bangat e klasës së parë. Le t’u urojmë atyre së bashku “Rrugë të mbarë” në udhëtimin e bukur drejt dijes!
Përshëndes gjithashtu gjimnazistët dhe nxënësit e shkollave profesionale si pjesën më dinamike e më vitale të shoqërisë.
Një mendim të veçantë do të kisha për ata fëmijë që sot i ndjekin me sy të trishtuar moshatarët e tyre që pas kangjellave të shkollës, për fëmijët që, për arsye të ndryshme, e kanë braktisur atë. U bëj thirrje prindërve të tyre që të reflektojnë, pasi shkolla në mënyrë absolute përbën investimin më të mirë për të ardhmen e tyre. Shteti duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për shkollimin e tyre. Askush nuk mund të privohet nga arsimimi bazë për shkaqe ekonomike, për arsye të origjinës apo për shkak të gjakmarrjes. Le t’i bashkëngjiten edhe ata brezit të të rinjve shqiptarë evropianë.
Një vlerësim i sinqertë do të shkonte sot për gjithë mësimdhënësit, misionin fisnik të të cilëve, këtë ditë, e çmojmë më tepër se kurrë.
Suksese pra të gjithëve në rrugën e vështirë, por të bukur të dijes!