E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi; Media ndikon në rritjen e duhanpirjes

Kur aktorë të njohur ndezin cigare në skenë a film, fëmijët e të rinjtë janë të parët që ndjekin këtë shembull. Kështu thuhet në një raport të Institutit Kombëtar mbi Sëmundjet e Kancerit. Kohët e fundit, disa shkencëtarë morën në shqyrtim e analizuan një numër të madh raportesh e studimesh kërkimore mbi lidhjet midis medias dhe pirjes së duhanin nga të rinjtë. Ata arritën në përfundimin se filmat i nxisin të rinjtë të pinë duhan. Gjithashtu në raport thuhet se firmat e prodhimit të cigareve po përdorin gjithnjë e më shumë forma të tjera përfshi internetin, për të tërhequr klientë të rinj.

Ekzistojnë shumë arsye përse fëmijët fillojnë duhanin. Ata kopjojnë prindërit, të afërmit apo shokët e tyre. Por në studimin e kryer nga Instituti Kombëtar amerikan i Kancerit, thuhet se në këtë rast edhe filmat kanë faj.

Rreth 35 për qind e filmave më të mirë bashkëkohorë përmbajnë skena ku aktorët pinë cigare dhe fëmijët që shohin këto filma në të shumtën e rasteve bëhen konsumatorë të duhanit, thuhet në raport.

Përdorimi i cigares është i dukshëm edhe në media të tjera popullore. Rreth 20 për qind e shfaqjeve televizive dhe 25 për qind e videove muzikore tregojnë njerëz që pinë duhan.

Filmat për njerëz të moshës mbi 13 vjeç përmbajnë më shumë skena ku aktorët pinë duhan, prandaj, thuhet në studim, shmangia e fëmijëve nga këto filma mund të ndihmojë në uljen e shkallës së përdorimit të duhanit mes kësaj grupmoshe. Por ekspertët thonë se ndalimi i paraqitjes së skenave ku pihet duhan nga të gjitha filmat, do të ndikonte shumë në ulje e numrit të konsumatorëve të cigareve. Edhe mediat e tjera, si televizioni e gazetat, gjithashtu mund të luajnë një rol pozitiv në këtë drejtim, duke përhapur sa më gjerë mesazhe kundër duhanit.

Lëngu i portokallit

Rrezik për shfaqjen e diabetit

Vetëm një gotë lëng portokalli në dit e shpejton rrezikun e sëmundjes se diabetit, për dallim nga të ngrënit sasi të mëdha prej pemëve tregojnë që e zvogëlon rrezikun.

Mendohet se shkaku kryesor është mungesa e gjerave ushqyese te lëngut, si dhe në faktin se njerëzit të cilët çdo ditë e fillojnë me “juice”, mendojnë se nuk është e në nevojshme të konsumojnë lloje tjera pemësh në ditë, dhe se organizmin e njeriut e zvogëlojnë materiale ushqyese që janë të rëndësishme. Konkluzionin i hulumtimi të provuar në mbi 70.000 njerëz, dhe treguan që janë të nevojshme tre porcione pemë në dit që të zvogëlohet, por normal është vetëm një gotë që të rritet riziku I diabetit. Kështu ndikojnë të gjitha llojet e lëngjeve,por varet vetëm sa procent mund ti risin gjasat për sëmundje.

Mjekimi

Mjekimi i diabetit përbën katër shtylla kryesore, të cilët kanë një rëndësi bazë të merren njëra pas tjetrës. Ajo që është më e rëndësishmja është edukimi shëndetësor i njerëzve me diabet. E dyta është aktiviteti fizik, më pas vijnë ushqyerja normative sipas një diete të përcaktuar dhe më pas marrja e barnave kundër diabetit.

Diabeti është një sëmundje që vazhdon për gjithë jetën dhe për këtë pacienti duhet të ketë njohuri të mira për të kontrolluar sheqerin në gjak. Po kështu një detyrë tjetër e rëndësishme është aktiviteti fizik dhe me këtë lidhet fakti se ajo duhet të kuptohet si pjesë përbërëse e pandarë e metodave të mjekimit. Aktiviteti fizik duhet të jetë individual dhe sipas moshës, patologjive por që është i domosdoshëm për të gjithë.

Dietat dhe medikamentet

Dieta tek diabetikët ka evoluar dhe aktualisht duhet një ushqim i ekuilibruar dhe i shëndetshëm dhe të ketë të gjithë elementët që ka nevojë organizmi. Ushqimet ndahen në tre grupe. Në fillim janë proteinat bimore, të cilat përfshijnë drithërat, patatet dhe proteinat bimore që përfshihen mishi peshku dhe veza. Në grupin e dytë janë sheqernat ku futen ato të ngadalta të përbëra nga bimore dhe shtazore dhe sheqernat e shpejta ku janë qumështi dhe frutat. Kurse në grupin e tretë janë yndyrat, të cilat janë në dy grupe në bimore (vajrat) dhe shtazore(gjalpi).

Medikamentet kundër diabetit janë të shumta dhe nuk ka rëndësi fama e mjekut, por rëndësi ka mbajtja e glicemisë sa më afër vlerave normale. Rreth 15 deri në 20 për qind të të sëmurëve mjekohen me insulinë dhe kjo vendoset në bashkëpunim me mjekun endokrinolog. Ndërkohë nuk mund të mos përmendim që në janar të këtij viti u bë e mundur që insulina të merret pa injeksion.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›