Përfundon kriza, QSUT-ja grumbullon stoqet e spitaleve të rretheve
Ka nisur furnizimi me medikamente i spitaleve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Antibiotikë dhe citostatikë janë ndër medikamentet e para të prokuruara. Ashtu edhe siç ishte kërkuar nga ministrja Godo, spitalet e QSUT-së kanë marrë medikamentet nga spitalet e rretheve.
Fieri
Fillimisht, është menduar që të prokurohen medikamentet më të domosdoshme. Pavijoni i Onkologjisë, i cili trajton të sëmurët me kancer, ka siguruar disa citostatikë. Gjithashtu, janë arritur të merren antibiotikët për çdo pavijon të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Medikamentet të cilat kanë furnizuar QSUT-në dje janë marrë nga magazinat e spitalit të qytetit të Fierit. Burime pranë spitalit universitar pohuan se furnizimi me medikamente do të vazhdojë përgjatë gjithë javës. Të futur në një krizë të thellë, spitalet e kryeqytetit duket se po u jepet një zgjidhje provizore, duke marrë medikamentet stok të magazinave të spitaleve të rretheve. Aktualisht, të gjitha spitalet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdojnë të vuajnë mungesën e medikamenteve. Kriza e ilaçeve ka marrë formën drastike. Zgjidhja e saj po bëhet vetëm përkohësisht. Puna në këto spitale pak e nga pak nisi të bllokojë çdo pavijon, aq sa as operacionet e planifikuara nuk kryheshin dot, pasi mungonte narkoza. Pacientët shtrohen në spital dhe marrin vetëm përshkrime recetash, pasi ilaçet i blejnë vetë nga farmacitë private.
Marrëveshja
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, pas paraqitjes së faktit se ekziston një stok medikamentesh në vlerën 26 milionë eurosh, e ka të pamundur të sigurojë medikamente me anë të tenderave të tjerë. Për këtë të premten e kaluar ka firmosur për tërheqjen e medikamenteve të mbetura stok nga spitalet e rretheve. Godo mblodhi në mjediset e Institutit të Shëndetit Publik të gjithë drejtorët e spitaleve të Tiranës dhe të gjithë drejtorët e spitaleve në rrethe. Në të u firmosën kontratat për medikamentet të mbetura stok, të cilat janë zbuluar së fundmi nga një vëzhgim i detajuar i Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministrja e Shëndetësisë, znj. Godo, nxiti të tërë drejtuesit e spitaleve në mbarë vendin, për të filluar lëvrimin sa më shpejt të kësaj procedure. Gjithashtu, u instruktuan drejtorët e spitaleve për mënyrën e përshpejtimit dhe arritjen e marrjes së barnave të nevojshme në një kohë sa më të shkurtër.
Pasi ka kërkuar një raport rreth gjendjes së medikamenteve në spitalet përkatëse, ka dhënë vlerësime nga të dyja palët për secilin nga spitalet, për nevojat emergjente që ata kanë. Pas kësaj procedure dje ka nisur zbatimi në praktikë i kontratave të nënshkruara duke furnizuar në këtë mënyrë QSUT-në me medikamentet më të domosdoshme.
Shkolla e re në Yzberisht, me ashensor
Ditën e parë të shkollës, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur t’u bashkohet fëmijëve të shkollës së re në Yzberisht. Shkolla ndodhet në rrugën “3 Dëshmorët”, pranë fabrikës “Birra Tirana”, zonë e cila ka pasur gjithmonë një dendësi të madhe popullate. E veçanta në projektimin e kësaj shkolle është ndërtimi i një ashensori për fëmijët me aftësi të kufizuar, i cili do të lehtësojë maksimalisht lëvizjen e tyre në ambientet e shkollës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shfrytëzoi përurimin e shkollës së re në Yzberisht për t’u uruar fëmijëve të kryeqytetit: “Një vit të mbarë dhe të gëzuar të gjithë nxënësve të Tiranës, në mënyrë të veçantë të gjithë atyre që sot ulen në bankat e shkollës për herë të parë dhe pa dyshim të gjithë prindërve, të cilët bëjnë kaq shumë mundime dhe sakrifica për të shkolluar fëmijët”.
Në projektin e ndërtimit të shkollës janë respektuar të gjithë parametrat bashkëkohorë, duke realizuar një godinë 4-katëshe, me një kapacitet prej 800 nxënësish, me 30 klasa mësimore, bibliotekë, laboratorë, salla shumëfunksionale e mjedise rekreative.
Uji i pijshëm 24 orë, instalimi i sistemit të ngrohjes, sinjalizimet kundra zjarrit, hapësirat ndihmëse, asistenca mjekësore janë infrastruktura e nevojshme me të cilën është e pajisur shkolla e re, për një mbarëvajtje të procesit mësimor–edukativ.
Gjithashtu, për nxënësit e kësaj shkolle janë vënë në dispozicion dy terrene sportive në oborrin e pasmë të shkollës, të cilat do të shfrytëzohen për basketboll, volejboll etj.
Godo-Withers, bashkëpunim në luftën kundër korrupsionit
Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, znj.Godo pati një takim kortezie me ambasadorin amerikan, Withers.
Në këtë takim, ministrja e Shëndetësisë, znj.Anila Godo, fillimisht falënderoi për ndihmën e dhënë nga qeveria amerikane në tërë këto vite të tranzicionit të tejzgjatur. Në prioritetet kryesore të ministrisë, znj.Godo i paraqiti ambasadorit amerikan luftën kundër korrupsionit, përkatësisht atë të hasur në tenderimet dhe prokurimet, përgatitjen e menaxherëve në drejtimin e të gjitha institucioneve shëndetësore. Znj.Godo i paraqiti ambasadorit Withers projektin për një shkollë 1-vjeçare menaxhimi pranë QSUT-së, e cila pritet të fillojë së shpejti, për të pasur një administrim më cilësor të qendrave spitalore dhe institucioneve shëndetësore.
Sëmundjet infektive, nën vëzhgim kombëtar
Projekti për krijimin e një sistemi informativ shëndetësor dhe një Observatori Kombëtar Epidemiologjik për vëzhgimin e sëmundjeve më të përhapura në popullsi, pjesë e programit INTERREG III Shqipëri-Itali, financuar nga Komuniteti Evropian, përmes Agjencisë Rajonale Sanitare të Pulias (Itali), po tregon se është i suksesshëm.
Drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Bardhi Spahia, tha se “përveç trajnimit të mjekëve dhe specialistëve shqiptarë të fushës, është ngritur tashmë serveri qendror për mbledhjen e informacionit, si dhe janë shpërndarë kompjutera në disa qendra shëndetësore për mbledhjen e tij”. “Aktualisht, - tha Spahia, - puna po vazhdon dhe specialistët tanë, në bashkëpunim me ata italianë, janë në fazën e mbledhjes së informacionit dhe përpunimit të tij”.
Në një fazë të mëparshme, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, u identifikuan qendrat për marrjen e të dhënave epidemiologjike, si dhe u përcaktuan qendrat e kujdesit shëndetësor parësor për vendosjen e kompjuterave dhe një rrjet i informatizuar për sëmundjet infektive. Në koherencë me përparësitë e programit shëndetësor shqiptar, po synohet mbledhja e informacioneve lidhur me shtrimet në strukturat spitalore, aktivizimi i një sistemi të regjistrimit të fushave të vaksinimit dhe një sistemi vëzhgimi të sëmundjeve infektive.
Përgjithësisht, aksionet e programit INTERREG III, me vlerë 7 milionë euro, janë fokusuar në krijimin e një sistemi kontrolli e monitorimi të nevojave të shëndetit kolektiv nëpërmjet përkufizimit dhe eksperimentimit të një sistemi të integruar administrimi të flukseve informative në fushën e masave parandaluese dhe të asistencës. Për kontrollin e sëmundjeve infektive dhe verifikimin e mirëmbajtjes së procesit të mbulimit territorial në Shqipëri, është realizuar fillimisht formimi i operatorëve mjekësorë dhe statistikë për të fituar aftësi mbi përdorimin e programeve informatike që do të aktivizohen në Sistemin Informativ Shëndetësor shqiptar.