Rama, fletushka politike në shkolla
Ethet elektorale kanë filluar të shfaqen edhe në fillimin e vitit të ri shkollor. Një pamflete është shpërndarë dorazi në të gjitha shkollat e Tiranës, gjatë paradites së djeshme. Pamfleti, me stemën e Bashkisë së Tiranës dhe firmën e kryetarit Rama, ka deklaruar se arsimi çdo ditë është duke u shkatërruar dhe se nevojitet një sistem i ri universitar. Në këtë urim, kryesocialisti më së shumti ka thumbuar politikën aktuale në arsim, duke theksuar edhe se përpjekjet e partisë së tij synojnë të rikthejnë kureshtjen për dije.
Pamfleti
Në mesazhin e gjatë të kryebashkiakut, Rama, përveçse uron nxënësit, tregon gjithashtu se arsimi dita-ditës po dështon dhe se shumë mirë ekziston një tjetër zgjidhje. Për këtë arsye ai parashtron edhe zgjidhje në pamflet. “Te çdo fëmijë flenë prirje e dhunti, të cilat duhet t'i gjejmë, zgjojmë e përsosim. E për këtë nuk mund të ndjekim më rrugën e dështuar, atë rrugë ku shkolla derdh me pahir në mendjet e gjithkujt prej tyre shkulma të rrëmujshme njohurish, duke vampirë kësisoj interesin dhe aftësinë për të zhvilluar prirjet vetjake. Me përpjekjet tona ne synojmë të rikthejmë tek gjithkush kureshtjen për dije, dhe së bashku mund dhe do t'ia arrijmë”.
Mesazhi
Fillimisht, urimi merr shkas nga fillimviti shkollor, por më pas ai shndërrohet në një mesazh politik, ku Rama tregon se si bashkia u ka ofruar fëmijëve kryeqytetas shkolla bashkëkohore të krahasueshme me ato evropiane. Madje, ai thekson faktin se shkollat janë bërë të bukura, por nuk përmbajnë elemente dije në të. E gjitha kjo, sipas kryesocialistit e ardhur si shkak i mosdrejtimit jo të mirë të reformave në arsim. Për këtë ai parashtron edhe zgjidhje, e cila siç përmendet në flet lë të kuptohet se ajo është partia politike që ai drejton.
Mesazhi vazhdon më tej: “Ne nuk do të lejojmë kurrsesi që arsimi të vijojë të mbetet kaq i cunguar dhe kaq pa dritë, siç është sot. Nëse një pjesë e madhe adoleshentësh nuk arrijnë të shprehin me fjalë ndjesitë e tyre dhe t'i ndajnë ato me të tjerët, nëse shumë të rinj ndrydhin brenda vetes emocione gëzimi e dhimbjeje, pa i dhënë dot rrugë dialogut, nëse shumë prej nesh i dorëzohen më parë shtysës së forcës sesa forcës së arsyes, unë besoj para së gjithash se ndodhemi ballë një shterpësie të madhe edukuese, në të cilën është reduktuar shkolla dhe procesi ynë arsimor që janë tempulli ku ngrihet dija, edukata dhe vetëdija kombëtare e fëmijëve tanë”. Duke kërkuar që prindërit të rreshtohen përkrah fëmijëve të tyre, ai kërkon që t’i ndjekin në rrugëtimin drejt dijes dhe zgjidhjeve që parashtron ai në pamflete.