Invalidët e Punës: Duam pensione më të larta
Invalidët e punës në Durrës kërkuan vëmendje më të madhe nga ana e strukturave vendore, për sa i përket trajtimit të tyre financiar. Ata ngritën zërin në konferencën e tyre kombëtare lidhur me rritjen e pensioneve, që sipas tyre, është mjaft e ulët.
Gjithashtu, ata kërkojnë një fond i cili është zhdukur e që ishte caktuar për blerjen e një numri karrocash për invalidët, pjesë e kësaj shtrese. Në hollin e Pallatit të Kulturës “A.Moisiu” zhvilloi punimet konferenca e invalidëve të punës të rrethit të Durrësit. Në konferencë u tha se në Durrës janë 2.200 invalidë pune.
Ata janë ish-minatorë, punonjës guroresh, shfrytëzues pyjesh, ish-bujq tipografë e të tjerë, të cilët kanë punuar në sektorë të vështirë të ekonomisë. Ata trajtohen me pensione, të cilat variojnë nga 3.500 lekë në muaj deri te më i larti që arrin në 8.700 lekë në muaj. Pikërisht këto shifra të ulëta ishin edhe objekti i diskutimeve të pjesëmarrësve në këtë konferencë.
Në konferencë u tha se "Ministria e Financave dhe ajo e Punës kanë bërë diçka lidhur me rritjen e kujdesit ndaj këtij kontingjenti, kurse strukturat e bashkisë ia hedhin njëra-tjetrës përgjegjësitë lidhur me trajtimin e kësaj shtresë". Ndaj kërkuan që ato të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre, pasi ndikojnë drejtpërsëdrejti në nivelin jetik të invalidëve të punës.
Po ashtu, diskutantët ngritën edhe një tjetër shqetësim, i cili kishte të bënte me një shumë prej 5 milionë lekësh, që ishte vendosur për blerjen e një sasie karrocash për një pjesë të invalidëve, të cilët janë të paralizuar, por që nuk dihet se ku kishte përfunduar. Askush nuk është në gjendje që të tregojë se ku kanë përfunduar këto para, - u tha në konferencë.
Invalidët kërkuan rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë në masën 30 për qind. Ndërkohë ata kërkuan zbatimin e ligjit edhe nga ana e bashkisë, e cila nuk duhet të taksojë asnjë invalid nëse ai vendos të hapë biznes privat. Sipas tyre, përfaqësues të kësaj shtrese janë taksuar në të tilla ndërmarrje. Po ashtu, invalidët vazhdojnë të paguajnë bileta për udhëtimet me autobusët urbanë.
Abdulla Omeri tha se “në shkallë vendi janë 50 mijë invalidë të punës. Por paradoksi qëndron se është edhe një kategori tjetër, e cila nuk ka asnjë dokument ku të vërtetohet invaliditeti i tyre, e cila përfiton pensione më të larta".