Berisha: Brenda 2013-n, rrugë në çdo fshat
Kryeministri Berisha deklaroi dje se Shqipëria në vitin 2013 do jetë një vend tërësisht europian për sa i përket infrastrukturës rrugore. Këtë deklaratë kreu i qeverisë e bëri dje gjatë pjesëmarrjes në demonstrimin e teknologjive të reja nga firma “Delia Construction” dhe “Wirtgen Group”, për ndërtimin e rrugëve rurale, që u zhvillua në fshatin Domje të Komunës Bërxull. Kjo teknologji, e cila aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe në Ballkan, konsiston në një seri procesesh të lidhur njëri me tjetrin dhe krijon mundësinë e ndërtimit të rrugëve në një kohë më të shkurtër dhe me kosto më të ulët. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se në përpjekjet e qeverisë për të ndërtuar rrugët në të gjithë vendin, përdorimi i kësaj teknologjie hap një kapitull të ri në kohë më të përshtatshme.
#