Berisha: Integrimi i Ballkanit në BE, rikthim në familje
“Integrimi i vendeve të Ballkanit në BE është një rikthim në gjirin e familjes së cilës ata u përkasin”. Ky është mesazhi që përcolli kryeministrit Berisha dje në Salzburg, ku mori pjesë në Takimin Informal të Kryeministrave të vendeve të Europës Juglindore, me temë “Siguria në Evropën Juglindore në shekullin e 21”. Sipas zyrës së shtypi Kryeministri Berisha u shpreh se përfshirja e këtyre vendeve,vijoi Kryeministri, që përbëjnë vetëm 1 për qind të GDP-së së BE-së dhe që kanë një popullsi më pak se gjysma e kolonisë, do t’i kushtonte më pak BE-së se sa mospërfshirja e tyre në të. Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria është një vend në reformim të plotë të sistemit ekonomik e fiskal dhe ia ka dalë të vendosë disiplinën fiskale në vend. Për 3 vite me radhë, qeveria ka çuar në parlament një buxhet suplementar, 32 për qind i të cilit ka shkuar për rimëkëmbjen e infrastrukturës së prapambetur që ka trashëguar. Me një regjim fiskal më të ulëtin në BE, me një rritje ekonomike dyshifrore, me resurset natyrore dhe njerëzore që ka, Shqipëria është kthyer në një vend atraktiv për investitorët e huaj, theksoi Kryeministri.Të pranishëm në këtë takim ishin Kancelari i Austrisë Alfred Gusenbauer, Kryeministri i Bosnje – Hercegovinës Nikola Spiriç, Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, Kryeministri i Serbisë, z. Mirko Cvetkoviç, Kryeministri i Maqedonisë, z. Nikola Gruevski, Kryeministri i Malit të Zi, z.Milo Gjukanovic, Kryeministri i Rumanisë, Z. Kalin Popesku, Kryeministrja e Moldavisë, Znj. Zinaida Greceani, etj. Gjatë takimit, u shtrua një drekë nga Kancelari i Austrisë Alfred Gusenbauer, në të cilën ai përshëndeti dhe i uroi mirëseardhjen Kryeministrave nga Evropa Juglindore në këtë takim, ku ishin të ftuar dhe përfaqësues nga korporata të mëdha dhe grupe të biznesit, si Reifaisen bank, Siemens etj. Pas drekës, u mbajt seanca plenare, ku morën pjesë dhe referuan të gjithë krerët e qeverive të pranishëm në takim, mbi procesin e integrimit në Bashkimin Europian, tregun dhe burimet e energjisë, ndryshimet e klimës, sigurinë në rajon, etj. Kancelari austriak Alfred Gusenbauer, i cili hapi seancën plenare, theksoi se referendumi i Irlandës nuk duhet të cenojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, si interes i madh i tyre dhe i BE-së.
Puri, takime me Berishën e Bashën
I dërguari i posaçëm i qeverisë indiane, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Indisë, H.S. Puri mbërriti dje në Tiranë, për një vizitë zyrtare treditore, ku do të takohet me personalitetet më të larta të vendit. Sipas zyrës së shtypit pranë MPJ-së, gjatë kësaj vizite, z. Puri do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Lulzim Basha. Bisedimet do të përqendrohen kryesisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe në çështje të tjera të zhvillimeve ndërkombëtare.