E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kashari më i urbanizuar se një pjesë e mirë e lagjeve të Tiranës

Kreu i demokratëve, Sali Berisha gjatë ndalesës në komunën e Kasharit, shumë pak kilometra larg Tiranës, ka premtuar bërjen e kësaj komune Bashki, pasi sipas tij ajo është më e urbanizuar sesa një pjesë e mirë e lagjeve të Tiranës. Shpreh një mirënjohje të veçantë për ju, pasi ishte kjo komunë që disa muaj më parë i dha turpin që meritonte Edi Ramës. Në fakt ky zotëri që nuk i ka për asgjë gjë turpet njerëzore duhet ta dije mirë se qytetarët e Kasharit e kanë zhveshur lakuriq  Ju i treguat atij se kodin moral të shqiptarëve nuk e shkel njeri, tha kryeministri Berisha, duke iu referuar zgjedhjeve të pjesshme lokale në këtë komunë, ku fitoi kandidati i PD-së. Berisha përmendi përpara banorëve të kësaj komune dhe arritjet e qeverisë në këto 4 vite, duke veçuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, vendosjen e vendit në krye të rritjes ekonomike në botë, ndërtimin e korridorit të kombit, etj. Kreu i qeverisë solli në këto 4 vite, në komunën Kashar qeveria e djathtë ka investuar 22 milionë lekë si dhe janë asfaltuar 40 kilometra rrugë, etj. Jam përpara jush për tiu dhënë fjalën se me votat tuaja do të ndërtojmë projektin e Kasharit evropian. Shqiptarët do të kenë kushte të barabarta me qytetarët evropianë, do të kenë standardet me të larta arsimore dhe kushte të barabarta të zhvillimit të biznesit, theksoi kryeministri. Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e komplekseve arsimore në çdo komunë të Shqipërisë. Ai veçoi faktin se kjo qeverisje gjatë katër viteve të saj e ka kthyer Kasharin në një vend tërheqës për investimet e huaja, duke nënvizuar faktin se vetëm në këtë komunë, janë regjistruar mbi 2 mijë biznese. Komuna Kashar është një ndër njësitë vendore më të mëdha të qarkut të Tiranës, e krijuar më 1992. Fillimisht me qendër në Laprakë të Tiranës, në vitin 1994 komuna Kashar është vendosur në fshatin Yrshek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›