E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në PD, priten ndryshime në sekretarit

Votimi pritet të mbahet javën e parë të shkurtit

Emrat favoritë në garën për Kryesinë
Demokratët pritet të organizojnë javën e ardhshme mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar për zgjedhjen e Kryesisë dhe sekretariatit të kësaj partie. Burimet pranë Partisë Demokratike bëjnë të ditur se anëtarët e Këshillit, të zgjedhur në fundin e muajit dhjetor tashmë do të kryejnë detyrën e tyre për të zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe sekretariatin. Burimet bëjnë të ditur se ndryshime të rëndësishme do të ketë në të dyja organet e larta drejtuese, nisur edhe nga ndryshimet e thella që u bënë në anëtarësinë e Këshillit Kombëtar të PD-së. Mbledhja e parë e Këshillit ishte njoftuar nga Kryeministri Berisha për t’u zhvilluar javën e kaluar, por përmbytjet e ndodhura në zonën e Shkodrës bënë që qeveria dhe strukturat e tjera të shtetit të përqendroheshin në zgjidhjen e situatës, duke lënë për një kohë të dytë zhvillimin e aktivitetit normal partiak.
Kryesia
Partia Demokratike do të ruajë të njëjtin numër anëtarësh edhe në Kryesinë e saj të re. Kështu pritet që javën e ardhshme 100 anëtarët e Këshillit Kombëtar të zgjedhin edhe 27 anëtarët e Kryesisë së demokratëve. Burimet bëjnë të ditur se emrat më të favorizuar për të qenë pjesë në Kryesinë e re janë edhe 30 emrat e zgjedhur me më shumë vota në Këshillin Kombëtar. Mes këtyre favoritëve, pritet që për herë të parë në Kryesi të hyjnë deputete si Mesila Doda, Rajmonda Bulgu, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja dhe zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Sipas statutit të partisë, kandidaturat për përzgjedhjen e 27 anëtarëve nuk duhet të jenë më të pakta se 70. Po kështu, sipas statutit do të jetë Kryeministri Berisha, ai që do të zgjedhë kandidaturat mes të cilave do të zgjidhen fituesit.
Sekretarët
Këshilli Kombëtar do të zgjedhë edhe sekretariatin, i cili përfshin sekretarin e përgjithshëm të partisë, nënkryetarët dhe sekretariatin. Burimet pranë Partisë Demokratike thonë se nuk do të ketë surpriza për sa i përket përzgjedhjes së hierarkisë së lartë të partisë. Ato pritet të ndodhin kryesisht në radhët e sekretarëve, por edhe shtimi i numrit të tyre sipas një deklarate të bërë pak kohë më parë nga Kryeministri Sali Berisha. Sakaq, procesi i votimit dhe i numrit pritet t’i marrë vetëm dy ditë kohë Partisë Demokratike, ndryshe nga përzgjedhja e Këshillit Kombëtar për të cilin u deshën më shumë se pesë ditë për të nxjerrë edhe emrat e fituesve. Me këtë përzgjedhje të re të strukturave, PD pritet të kalojë sfida të shumta, siç janë edhe zgjedhjet lokale të vitit 2011 dhe ato të përgjithshmet e vitit 2013.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›