E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade, Balla e Ahmeti nisen drejt Strasburgut

Delegacioni

Tre deputetë socialistë u nisën dje pasdreke në Strasburg për të zhvilluar takime me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës. Në kulmin e debatit në Tiranë rreth faktit se kujt i takon faji për ngrirjen e të drejtës së votës për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare, sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë, Arta Dade, kryetari i Komisionit të Jashtëm pranë Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla dhe deputeti Arben Ahmetaj u nisën dje pasdreke për në Strasburg ku njëkohësisht do të ndjekin edhe zhvillimet e Asamblesë. Burimet nga PS bënë me dije se deputetët do kenë një takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Europës, por edhe me përfaqësues të së majtës europiane të pranishëm në mbledhjen e radhës së Asamblesë Parlamentare. PD-PS janë përfshirë në një debat lidhur me delegacionin e Shqipërisë në KiE. Kryetarja e Kuvendit, në mungesë të opozitës në Parlament, ka emëruar deputetin Shpëtim Idrizi si përfaqësues të opozitës dhe Kastriot Islamin si zëvendësues. Ndër të tjera, PS jo vetëm që e ka kundërshtuar këtë lloj emërimi, por ka kundërshtuar edhe faktin se këtë herë do kenë vetëm një përfaqësues, ndërsa më parë kanë pasur dy.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›