E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vëllezërit, keqtrajtojnë dhe hedhin në liqen 31-vjeçarin

Belsh, 13 shkurt, NOA E kanë marrë peng dhe
pasi e kanë rrahur e kanë hedhur në liqen. Ngjarja e ndodhur në Belsh
konfirmohet nga policia e Elbasanit. Sipas saj, 31-vjeçari Demir Lala, është
marrë peng dhe është keqtrajtuar nga dy vëllezër në fshatin Kajan të Belshit.
Por odiseja e pengmarrjes nuk ka përfunduar vetëm me dhunimin fizik.

I
rrëmbyeri nga dy vëllezërit, Arben dhe Bukurosh Kuqja më pas është hedhur në ujërat
e një prej liqeneve të zonës.

Policia e Elbasanit bëri të ditur sot se arrestimin
e dy vëllezërve Arben dhe Bukurosh Kuqja, mbi të cilët rëndon akuza e për
pengmarrjen dhe keqtrajtimin e shtetasit Demir Lala.

Aktualisht viktima ndodhet në gjendje të rëndë
shëndetësore në spitalin e Elbasanit, ku po merr dhe ndihmë mjekësor.

Megjithatë, policia e Elbasanit ende nuk ka bërë
të ditura arsye e pengmarrjes dhe keqtrajtimit të Demir Lalës.

xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›