Berisha: Nuk mund të kapërcehet shumë thjesht
14/04/2009 Hetimet për rrugën Durrës–Kukës
“Verbëria politike shtyu Prokurorinë të merret me gjykimin e aktit kolektiv”, - ky është qëndrimi i kreut të qeverisë Sali Berisha në lidhje me hetimet e ndërmarra nga organi i akuzës ndaj ministrit të Punëve të Jashtme Lulzim Basha për abuzimet e pretenduara me ndërtimin e rrugës Durrës–Kukës kur ai (Basha) ka drejtuar Ministrinë e Transporteve. Berisha ka deklaruar dje se veprimet e Prokurorisë nuk mund të kalohen lehtë. “Ministri ka 0 (zero) implikim personal. Një prokurore e papërgjegjshme ndaj ligjit dhe detyrës mendoi se mund të gjykonte aktet kolektive. Nuk mund të kapërcehet shumë thjesht. Është bërë një shkelje shumë e rëndë. Është një proces që do të qartësohet çdo gjë”, - theksoi Berisha. Ai theksoi se aktin kolektiv nuk e kanë gjykuar as diktaturat. Sipas tij, gjykatat e të gjitha shkallëve u shprehën në union të plotë në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës. Kryeministri Berisha ka përsëritur se hetimi i ndërmarrë nga Prokuroria e Përgjithshme ishte tërësisht i ndikuar politikisht. Por ai nënvizoi faktin se një proces gjyqësor i rregullt është kushti themelor për një shtet demokrat dhe për çdo qytetar.