Berisha-Ramës: Do të përballem me mafien që ti kryeson
Një qëndrim politik të cilin nuk ka ndërmend ta shkelë për asnjë arsye, atë të zhbërjes së vendimeve të gjykatës. Në të kundërt, do të shkelte ligjet e vendit. Kryeministri Sali Berisha dje në Kuvend me tone të ashpra i bëri të qartë kreut të PS-së, Edi Rama, se nuk do të dalë mbi vendimin e gjykatave, pasi kërkesa për rinumërim të votave është jashtë logjike, kur tashmë është dhënë vendimi i gjykatës, zgjedhja për të cilën është bërë nga vete ai në marrëveshje me Ramën. Kryeministri nuk nguroi t’i bëjë të qartë kreut të PS-së, Edi Rama, se ka humbur logjikën dhe moralin duke e akuzuar se çdo ditë lakon familjen e tij, duke përdorur shpifje. Berisha shtoi se Rama është mjekuar nga skizofrenia dhe se ai nuk e di thelbin e familjes dhe ka kompleksin e urrejtjes. Berisha nuk hezitoi të bëjë krahasimin mes familjeve, duke i kujtuar atij se është një skizofren i kuruar për 11 vite me radhë. Ti, - theksoi Berisha, - vuan nga një kompleks i tmerrshëm, nga një kompleks patologjik si askush tjetër, kujtdo në jetë i kanë ndodhur ndarje, bashkime, i kanë ndodhur fatkeqësi, burgosje për probleme familjare. Por, - shtoi Kryeministri, - nga foltorja e Kuvendit çdo njeri në jetë sa do të rënda t’i ketë pasur dramat, është përpjekur të gjejë nordin, familja është vlerë kryesore e njeriut, shoqërisë, njerëzimit, kjo nuk është për ty. “Solemnisht para këtij Parlamenti dhe shqiptarëve, do shtroi pyetjen cili është ai burrë, çfarë burri është ai që bashkëshorten e vet e akuzon se ka fëmijë me të atin e tij, ashtu siç ka botuar dokumentet ndihmësi i tij më kryesor, Erion Baze, në fletushkën e tij. Cili është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës, çfarëdo që të ketë bërë djali, kafshata s’i mohohet, aq më tepër kur ai është i vogël e i mitur. Zoti Rama të ndodhi me bashkëshorten e parë, artisten e nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të madh. Po ç’ndodhi pastaj, cili është ai burrë, ai shqiptar, ai ballkanas, evropian, që nxjerr gruan e tij lakuriq në plazhet e botës. A mund të na thuash pak z. Rama, ti që përmend familjen çdo ditë e çdo natë, ajo është një nënë, ajo është një motër, ajo është bijë, ajo është shqiptare, por po dhe mos të jetë shqiptare, po të jetë serbe, gjermane, franceze, italiane, nuk bëhet kurrë ajo që ke bërë ti. Dhe e ke fotografuar, a e di, ajo shëtit rrugëve në Tiranë dhe e ke ndarë”, - tha Berisha. Ai shtroi pyetjen: Cili je ti që lakon familjen çdo ditë, duke dëshmuar kompleksin e tmerrshëm që ke, urrejtjen e tmerrshme patologjike që ke për familjen si të tillë. Ke akuzuar babën si baba të djalit, - vuri në dukje Berisha, - ke nxjerr gruan lakuriq në plazhet e botës, jemi shqiptarë, por ketë s’e ka bërë kush kurrë. “Zoti Rama, cili është ai burrë i cili ngrihet nga shtrati i të shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon tek shtrati i Dashit dhe të deshve dhe e detyron të largohet natën e lemeritur. Cili është ai burrë, zoti Rama, ke muaj të tërë që më lakon me diçka që unë e kam krenari shumë të madhe, ajo që u largua prej teje e lemeritur dhe ajo është një zonjë dhe ajo është një motër shqiptare. Zoti Rama, ti që lakmon familjen çdo ditë, a mund të më thuash cili është ai burrë që rreh si kafshë tek piaca dhe i mbush fytyrën me gjak të shoqes në prani të një sërë personalitetesh shqiptare dhe kosovare? Je ti dhe asnjë tjetër. Kjo është e vërteta z. Rama, ke një nënë të nderuar të cilën kam pasur dhe kam respekt, mjeke, pavarësisht se vinte nga një begraund kriminel, mbesa e Spiro Kolekës, e njërit prej xhelatëve të intelektualëve shqiptarë, por ajo vetë nuk kishte megjestim të tillë”, - tha Berisha. Ai përmendi faktin: “Një ditë kjo zonjë e nderuar për të cilën akoma kam respekt dhe do kem, më bën një letër të hapur, mendova Netën, e shoh, ja kishte shkruar i biri. Tani do i them zonjës, kam shumë respekt për ty, por do ishte në integritetin tënd t’i tregosh shqiptarëve që e ke mjekuar djalin tënd, Edvin Rama, 11 vjet për skizofreni dhe e kanë mjekuar kolegët e mi. Duhet t’ua thuash shqiptarëve, kur e sheh se çfarë po u bën shqiptarëve, dil ke kurajo si nënë shqiptare dhe ngrihu mbi sentimentet e një djali që ta ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij, me rroba gjumi, në pazar. Dil, sepse është në interesin tënd më të mirë. Po zoti Rama, ky është koncepti yt për familjen, urrejtja jote për familjen është si çerdhe familjare. Përdore fatkeqen nënën e artistes së shquar për fushatë elektorale, më thanë se i ke dhënë një apartament, ta gëzojë në qoftë se e ka bërë këtë akt, sepse Matilda ishte një grua e mrekullueshme, por ti për familjen je një përbindësh i pashembullt në këtë vend”. Berisha e akuzoi me tej Ramën për lidhjet me botën e krimit. “Z. Rama, këto ditë në Shqipëri u riatdhesua Aldo Bare, i cili është raporti yt me botën e krimit zotëri. Në të gjithë politikanët shqiptarë ti je skllav i krimit, pse ti je i vetmi politikan që je skllavi i tij, sepse ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti nuk e di mor zotëri që bandat vetëm guxim nuk kanë aspak, kurse ti je shumë i përzier me to. E nise me Denis Ginën, e nise me afera shumë të fëlliqura, Denis Gina u vra me rrethim policie me anti-tank. Të më fal zonja, por mori për burrë vrasësin e burrit të parë, kjo është e vërteta, t’i themi këto, jemi shqiptarë. Dhe ju desh kohë të kuptonte gabimin që kishte bërë”, - deklaroi z. Berisha. Më tej, ai iu drejtua Ramës: “Z. Rama më thuaj pak sa janë kilometrat e bisedave të tua me arshikun tënd, me të cilët ti vodhe të gjitha kutitë e votimit dhe të erdhi ambasadori amerikan në atë kohë dhe të tha se i fitove me Lamen tat këto zgjedhje. Zoti Rama, cilat janë lidhjet tuaja me Aldo Baren, transkriptimet flasin se në bisedë midis tij dhe Dondollakut ti figuron si një baloz. Tani më duhet të ndalem në një aspekt tjetër të tij”. Kreu i qeverisë e akuzoi Ramën se në emër të askujt, ka lëshuar ultimatume dhjetëditore, të cilat i konsideroi kërcënime të errëta mafioze dhe tipike komuniste që janë të papranueshme. Më tej, Berisha foli për abuzimet, sipas tij, që Rama ka bërë me shitjen e pronave në kryeqytet, duke u betuar “për fjalën e nderit”, se me vullnet të hekurt përballemi sot me mafien, duke e siguruar Ramën se kjo betejë do të fitohet. Nga ana tjetër, Berisha e cilësoi protestën treditore të opozitës si miting funebër, që riktheu edhe njëherë Murin e Berlinit. Berisha e siguroi këtu Ramën se të gjitha protestat që ai ka kryer para Kryeministrisë, do të konsiderohen si normale, por duke iu referuar fjalës së Spartak Ngjelës se “do të marrim kështjellën”, ftoi që “po ua mbajti le ta provojnë”, dhe shtoi se ligji dhe Kushtetuta do të mbrohen dhe se nuk do të mund të dhunohen “as nga Edi Rama, as nga familja e tij biologjike, as nga familja e tij historike dhe as nga kurrkush”.
“Të dy bashkë përcaktuam rregullat për zgjedhjet, por ndryshimi mes meje dhe atij ishte se kodin e hartoi ai”, - tha Kryeministri. Berisha shkoi më tej, duke iu drejtuar kreut të opozitës nga podiumi i Kuvendit, se do të përballet me të ashtu siç veproi në vitin 1991. “Të jap fjalën e nderit ty zoti Rama, që me vullnetin që jam përballur në vitin 1991, do të përballem edhe sot me mafien që ti kryeson dhe për këtë ti je i pashpresë”, - iu drejtua Berisha kreut të opozitës nga Kuvendi. Kryeministri nuk hezitoi ta ripërsërisë: do t’i shkulë dhëmbët aleancës puniste mafioze. Ai garantoi Parlamentin Evropian se kjo mazhorancë ka vullnetin e hekurt, inteligjencën e mjaftueshme për t’i shtrirë opozitës dorën e bashkëpunimit në kuadrin e një vendi demokratik. Në seancën e mbrëmshme parlamentare, Kryeministri Berisha i bëri thirrje edhe njëherë opozitës që të jetë e pranishme në Kuvend, pasi pavarësisht se lideri i saj ka vendosur të bëjë protesta, ajo meriton që të jetë në Parlament. Kreu i qeverisë vuri në dukje se çdo qytetar është i lirë të protestojë. “I ftoj organizuesit e protestave që po të duan të jenë edhe të përhershëm, unë garantoj qetësinë”, - u shpreh Berisha, duke tërhequr vëmendjen se për ata që menduan se “rrethuan kështjellën dhe tani mund ta marrin, kjo dëshirë do të mbetet e parealizueshme”. Shefi i qeverisë riktheksoi se ndërkombëtarët i vlerësuan zgjedhjet si të rregullta dhe të ndershme. “Çfarëdo që të ndodhë në këtë vend, përgjegjës do të jesh ti dhe vetëm ti”, - theksoi z. Berisha.