E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të përshpejtohen privatizimet

Mbledhja

Kryeministri Sali Berisha u kërkoi ministrave të tij për të disatën herë dje të përshpejtojnë privatizimet e pronës publike në dikasteret që drejtojnë, duke argumentuar se privatizimi është një proces themelor për ekonominë e vendit. Qeveria shqiptare arkëtoi rreth 230 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e disa ndërmarrjeve publike strategjike, por këtë vit nuk ka shpresa që të sigurojë të ardhura të tilla, për shkak se në vend nuk ka mbetur më asnjë pronë e rëndësishme për t’u shitur. Qeveria ka hartuar lista të gjata me ndërmarrje të falimentuara apo me reparte ushtarake, për të cilat thotë se do t’i shesë në ankand. Megjithatë, vlera e përgjithshme e këtyre të ardhurave nuk pritet ta përmirësojë gjendjen aktuale të financave publike. Të ardhurat e buxhetit kanë një rritje pothuajse zero në krahasim me një vit më parë, ndërkohë që shpenzimet janë rritur me 4 për qind, gjë që mund të shkaktojë probleme likuiditeti për Ministrinë e Financave.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›