E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protokolli NATO-s, Sllovenia do e ratifikojë të hënën

03/02/2009  Kryetarja e Kuvendit Topalli ka garantuar dje gjatë një prononcimi për mediet se Parlamenti i Sllovenisë do të votojë të hënën protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Për këtë e kishte siguruar vetë homologu i saj slloven Pavel Granda pas një bisede telefonike që kishte zhvilluar me të. “Z. Ganda më tha se s’ka asnjë arsye për të pasur shqetësim. Nuk ekziston asnjë problem, pasi tri ditë përpara të gjithë kryetarët e grupeve parlamentare e kanë mbështetur votimin e protokollit të NATO-s mes Shqipërisë dhe Aleancës dhe unë besoj se të hënën në një votim të shkurtër do të votohet protokolli. Ky protokoll nuk është ratifikuar vetëm nga Sllovenia, Islanda,n Portugalia, Greqia dhe Franca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›