Ligj të ri për mediet
03/02/2009 Kreu i qeverisë hedh poshtë përfshirjen në proces politik gjatë diktaturës
Kryeministri analizon krizën ekonomike globale. “Nuk e ka prekur Shqipërinë”
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur kategorisht poshtë përfshirjen e tij në ndonjë proces gjyqësor gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Në konferencën për shtyp pasditen e djeshme kreu i qeverisë shqiptare është shprehur i habitur ndaj lajmit të përhapur gjatë javës së kaluar, kur ai gjendej në Zvicër. I pyetur për një proces ndaj Hysen Sheshorit, Berisha ka deklaruar se nuk njeh asnjë person me këtë emër. “Ky është një emër që e dëgjoj për herë të parë në jetën time. Kur është dënuar?” - ka qenë përgjigja e kreut të qeverisë. Ai ka theksuar se këto janë situata që krijohen pikërisht nga presionet që bëjnë pronarë të medieve të caktuara, të cilët për interesa tërësisht të ngushta personale ushtrojnë presion ndaj gazetarëve për të shtruar pyetje apo të parashtrojnë çështje aspak të vërteta e trillime. Berisha tha se gazetarët nuk duhet të keqpërdoren. Për të mënjanuar këtë, ai deklaroi se së shpejti do të bëjë një ligj të posaçëm. “Nuk duhet t’i lejoni vetes që të keqpërdoreni. Pavarësisht nga tmerri dhe ferri që ju përjetoni nga pronarët, në një amoralitet të plotë, që për një leje ndërtimi apo për një kontratë të paligjshme, kanë borxh t’u japin çdo lloj udhëzimi, ju duhet t’i refuzoni. Unë do të bëj ligjin që ata të mos ju bëjnë dot gjë juve. Po, po do ta bëj shumë shpejt”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha. Gjatë konferencës për shtyp Berisha është treguar shumë i ashpër ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Duke iu referuar lëvizjes politike të PS-së, e cila dërgoi në Gjykatën Kushtetuese animimin për ligjin e dosjeve, Berisha tha se kjo është ndikuar drejtpërdrejt nga kryesocialisti Rama. Për Berishën Rama nuk kërkon të hapen dosjet e regjimit komunist, pasi në to do të zbuloheshin bëmat e familjarëve të tij. Po ashtu Berisha e ka sulmuar Ramën edhe për presionin e pandershëm, sipas tij, që u bën medieve.
Kriza ekonomike
Për shefin e qeverisë shqiptare vendi ynë nuk është prekur drejtpërdrejt nga kriza financiare globale. Kryeministri Berisha theksoi një ditë pas përfundimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se kriza nuk ka përfshirë të gjitha vendet e botës. “Ekonomia shqiptare nuk është në krizë, dhe jo vetëm ekonomia jonë, por edhe e dhjetëra vendeve të tjera. Ekonomia jonë mund të pësojë nga pasojat e krizës, por jo për shkaqe të natyrës së brendshme”, - tha shefi i ekzekutivit. Megjithatë, ai pohoi se tronditja ekonomike sigurisht që do të pasqyrohet edhe në Shqipëri, por jo me të njëjtin intensitet si në vendet e tjera. Shkaku i shpëtimit nga kriza për Berishën është fakti se niveli i kreditimit të ekonomisë në vendin tonë është në masën 33-35%, ndërsa në vendet e prekura seriozisht arrinte deri në 300%. Kryeministri Berisha tha se në kuadër të masave që do të merren për të zbutur krizën që mund të prekë vendin, qeveria nuk do të lëvizë nga objektivat e përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ai nënvizoi se qeveria do t’i përmbahet marrëveshjes së nënshkruar. Kryeministri deklaroi se Shqipëria do të përjetojë edhe në vitin 2009 një rritje ekonomike, por pa dashur të parashikojë shifrat e rritjes. Për Kryeministrin Berisha furnizimi pa ndërprerje me energji gjatë vitit 2008 ishte një arritje e qeverisë, e cila ka ndikuar në ecurinë e ekonomisë shqiptare. Ai ka deklaruar se importi ka qenë i madh me qëllim furnizimin pa ndërprerje. Ndërkohë ai shtoi se gjatë muajit të ardhshëm do të eksportohet energji.
Për raportin e BB-së
“Edi Rama kishte përcaktuar një njollë për ndërtimin e një fshati, por që nuk është më. Është një raport i pamiratuar nga bordi i Bankës Botërore. Ata që e kanë hartuar janë në panik të madh, sepse kanë mashtruar e trilluar dhe janë kapur me presh në duar me mashtrimet e trillimet. Të tjerë kanë humbur fshatrat, llokmat që kishin grabitur dhe për këto ka fakte, që do t’i paraqesim. Një ndër to është dhe zoti Rama, që ka humbur fshatin e tij.”
Për Edi Ramën
“Një problem që e pengoi fund e krye konsensusin me PS-në, të cilin e kërkova dy vjet rresht, është arkivi i dosjeve familjare të Edi Ramës. Këtë e them me përgjegjësinë më të plotë, se është kështu siç e them. Është njeri i mbajtur peng. Unë kujtoja se ai mund të ishte pak trim, por ai doli zemërpulë. E mbajtën peng. Unë kurrë nuk bëj fëmijën përgjegjës për të atin. Po kur fëmija do ta mbajë veten, është i pashërueshëm.”
Për krizën
“Ekonomia shqiptare nuk është në krizë, dhe jo vetëm ekonomia jonë, por edhe e dhjetëra vendeve të tjera. Ekonomia jonë mund të pësojë nga pasojat e krizës, por jo për shkaqe të natyrës së brendshme. Kriza do të pasqyrohet, por jo si në vendet e zhvilluara. Unë jam i sigurt se rritja ekonomike e Shqipërisë do të vazhdojë. Nuk mund të them sa, se e kam vështirësi të lindur të parashikoj shifra dhe përqindje.”