E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Të rishqyrtohet vendimi për punësimet e përkohshme

Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kërkoi të martën nga qeveria që të rishqyrtojë vendimin për punësimin e 1618 punonjësve me kontratë të përkohshme në administratë.Gjatë një konference për shtyp, Klosi u shpreh kundër vendimit që i jep mundësi 12 institucioneve kryesore në vend të rrisin organikën e tyre me punonjës shtesë, duke e konsideruar atë si "mundësi për punësimin e militantëve"."Ky vendim është shqetësues, pasi rrit edhe shërbimet dhe koston administrative", tha deputeti socialist.Ai kërkoi kthimin dhe ripunimin e këtij vendimi nga Këshilli i Ministrave, ndërsa nënvizoi se "ai bie në kundërshti të plotë me Buxhetin e vitit 2009-të, nuk merr parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e marrjes së kompetencave nga pushteti vendor, është kundër filozofisë së shkurtimeve administrative, por edhe hartohet me prapaskena të theksuara politike për të punësuar vetëm militantë partiakë".Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e djeshme që për vitin 2009-të, në ministritë dhe institucionet qendrore të punësohen 1618-të punonjës me kontratë të përkohshme pune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›